Dhunohet një shtetase e Shqipërisë në një shtëpi të pabanuar në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhunimi që ka ndodhur në qytetin e Pejës.
Viktima femër shtetase e Shqipërisë e shoqëruar nga nëna e saj ka raportuar rastin se në një shtëpi të pa banuar ishte dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull r/shtetas i Shqipërisë.
Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, viktima është dërguar te mjeku për ekzaminim, ndërsa i dyshuari është në kërkim policor. Është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
09/07/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































