Dhuna në familje mbetet sfidë kryesore, trajtohen 53 raste brenda një jave

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka trajtuar 57 raste të reja gjatë periudhës 17-24 tetor 2025, duke ofruar mbështetje ligjore dhe mbrojtje për viktimat në të gjithë Kosovën.
Nga rastet e trajtuara 53 ishin të dhunës në familje, 1 rast grabitje, 1 rast vrasje, 1 rast vrasje e rëndë dhe 1 rast shkelje e urdhrit të mbrojtjes (UM).
Gjatë kësaj periudhe u dorëzuan gjithashtu 9 kërkesa për urdhër mbrojtje (KUM) të parashtruara në Gjykatë, 15 kërkesa për urdhër mbrojtje emergjente (KUME) dhe 1 kërkesë për ndryshim të urdhrit të mbrojtjes.
ZMNV ka realizuar gjithashtu 16 aktvendime të aprovuara, 1 të tërhequr dhe 2 të refuzuara, duke marrë pjesë në 83 seanca gjyqësore dhe 22 seanca në prokurori.
Mbrojtësit e viktimave kanë dhënë gjithsej 76 këshilla juridike, ndërsa gjykatat kanë nxjerrë 23 aktgjykime dënuese, 1 aktgjykim lirues dhe 2 aktgjykime refuzues.
Për më tepër, është bërë 1 deklaratë mbi dëmin dhe janë referuar disa raste: 3 në polici, 3 në Agjencinë Kundër Dhunës në Familje (ANJF), 5 në Qendrën për Punë Sociale dhe 1 për përfaqësim në strehimore.
Një rast u tërhoq nga përfaqësimi sipas nenit 62 të KPPRK-së.
ZMNV vazhdon të mbështesë viktimat, duke garantuar qasje në drejtësi dhe mbrojtje të plotë ligjore për personat e prekshëm nga krimi dhe dhuna në familje. /Telegrafi/


















































