LAJMI I FUNDIT:

Dhuna në familje, gjashtë raste brenda një dite në Kosovë

Dhuna në familje, gjashtë raste brenda një dite në Kosovë

Dhuna në familje vazhdon me përmasa shqetësuese në Kosovë. Vetëm gjatë ditës së shtunë 6 raste janë raportuar në Policinë e Kosovës.

Dy raste ndodhen në Pejë, një në Gjakovë, Klinë, Drenas, Prizren.

Ky është raporti i plotë i Policisë së Kosovës:


DHUNË FAMILJARE

Gllogoc 21.08.2020 – 15:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Prizren 22.08.2020 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Klinë 20.08.2020 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht familjaret e tij. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Pejë 22.08.2020 – 17:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (në gjendje të dehur), pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht familjaret e tij. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Pejë 22.08.2020 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimë femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Gjakovë 22.08.2020 – 09:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit janë përleshur në mes vete. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Lajme
Kalo në kategori