Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK), ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me mos rregullimin e IP Adresave, andaj ka kërkuar edhe një herë nga institucionet qendrore dhe ART-ja që të mos lejojë përdorimin e IP-së së Serbisë në Kosovë, pasi që sipas DHTIK-së të njëjtat janë duke e dëmtuar në vazhdimësi Republikën e Kosovës me cenim të sovranitetit dhe biznesin me miliona euro në vit.
“Duke pas parasysh që aktualisht Kosova nuk ka të drejtë të posedimit të kodit të internetit (ccTLD), kërkesë e DHTIK-së tash e sa kohë ishte dhe mbetet rregullimi i problemit të provajderëve dhe eliminimi i përdorimit të IP adresave nga Serbia dhe këto të fundit të zëvendësohen menjëherë me ato të Shqipërisë, në mënyrë që reklamat në ueb faqe të dalin në gjuhën shqipe.
Për njohuri sistemi i ri i marketingut botëror vendos reklama në ueb faqet dhe portalet, në bazë të IP-së së çdo shteti”, thuhet në njoftimin për media.
Sipas DHTIK-së, mos rregullimi i IP Adresave edhe pse i deleguar tash e sa kohë, edhe më tutje mbetet problem për bizneset, i cili është duke u ballafaquar me mos rregullimin e tyre.
“Dhoma e Tregtisë, konsideron që me këtë rast, përveç humbjeve të cilat po iu shkaktohen bizneseve, problem tjetër mbetet edhe dëmtimi i imazhit të vendit tonë në aspektin nacional, kjo
sepse në vend të paraqitjes së shtetit të Kosovës, kur kërkojmë në linkun “What’s my IP address (https://whatismyipaddress.com/)”, del që Kosova është në Serbi.
DHTIK ka dërguar disa shkresa dhe ka takuar edhe përfaqësuesit e ARKEP, për të diskutuar këtë problematikë por nuk po sheh zgjidhje nga kjo e fundit”, thuhet tutje në njoftim.
DHTIK shton se vazhdimisht janë duke pranuar ankesa nga qytetarët dhe nga biznesi i mediave, tek të cilat në fund të faqeve po shfaqen reklama në gjuhën serbe, ku me këtë rast në vend që të ofrohen reklama dhe oferta në gjuhën shqipe nga bizneset vendore, qytetarëve dhe bizneseve po i ofrohen ato nga një shtet i huaj, që është kundër Republikës së Kosovës.
“Andaj, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës, ri kërkon nga kryeministri, Qeveria e Kosovës dhe ministritë përkatëse që të vendos rregulla për përdorimin e IP adresave”, thuhet në njoftim. /Telergrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
ATK mbledh 184.3 milionë euro tatime në dy muajt e parë të këtij viti

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa