Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së ka miratuar një rezolutë për rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, Yllit, Agronit dhe Mehmetit.
Tre vëllezërit Bytyqi janë vrarë pas luftës së vitit 1999 nga forcat serbe dhe askush deri më tani nuk ka dal para organeve të drejtësisë.
“Qeveria e Serbisë dhe ministritë dhe zyrat e saj përkatëse, duke përfshirë edhe Prokurorinë Serbe për Krimet e Luftës, duhet ta bëjnë prioritet hetimin dhe ndjekjen penale sa më shpejt të jetë e mundur të zyrtarëve aktualë ose ish-zyrtarë që besohet se janë përgjegjës për vdekjen e tyre, drejtpërdrejt ose në mënyrë indirekte”, thuhet në rezolutën e Kongresit amerikan.
News!
The House just passed the Bytyqi Brothers Resolution, resolving that ‘progress in resolving case, or lack thereof, should remain a significant factor determining further development of relations b/w US & Serbia.’
Full text here: https://t.co/lZqQGNDpwC
TY @RepLeeZeldin! pic.twitter.com/OaRMG8eFQh
— Bytyqi Brothers (@BytyqiBrothers) July 14, 2022
“Progresi në zgjidhjen e këtij rasti apo anasjelltas, duhet të mbetet një faktor i rëndësishëm që përcakton zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Serbisë”, shkruan më tutje.
Rezoluta gjithashtu kujton edhe premtimin e bërë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq se do të nxjerrin para drejtësisë vrasësit e vëllezërve me shtetësi amerikane.
Në dokument shkruan se autoritetet serbe edhe pse hetuan, ato kurrë nuk i akuzuan individët që ishin pjesë e zinxhirit komandues të Ministrisë së Punëve të Brendshme në lidhje me këtë krim, duke përfshirë ish-ministrin e Punëve të Brendshme, Vlajko Stojilkoviq, Ndihmës Ministrin dhe Shefin e Departamentit të Sigurisë Publike, Vlastimir Gjordjeviq dhe komandanti i kampit të stërvitjes operacionale, Goran “Guri” Radosavljeviq.
Tre vëllezërit Bytyqi u arrestuan në korrik 1999, pas mbarimit të luftës së në Kosovë, kur ishin duke kaluar gabimisht kufirin në Serbi. Ajo që dihet është se me gjithë vendimin e një gjykatësi për lirimin e tyre, ata u morën nga një njësi serbe e operacioneve speciale, u ekzekutuan dhe u lanë sipër një varri masiv. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Privohen nga liria tre persona në rajonin e Kumanovës dhe Kratovës, për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit

AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

Ankandi humanitar nga “Suport Koçani”, mblodhi pothuajse 30.000 euro

Ramadani: Javën tjetër me gjasë zhbllokohet Kuvendi, s’ka Qeveri Kurti 3

Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

Mjet i pashpërthyer i Luftës së Dytë Botërore në Stagovë të Kaçanikut, KFOR del me paralajmërim për rrezikun

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Kjo ishte makina më luksoze e Shqipërisë komuniste - makina që priti udhëheqësin sovjetik Nikita Hrushov

Nga buka te kafja, çmimet "fluturojnë" para se të shtrenjtohet rryma në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Egli tregon shpifjet e rënda: Kam dëgjuar që edhe kur dola herën e parë nga Big Brother, kam abortuar

Tha se fitoi një analfabet që çoi në rrënim një vajzë, Egli i përgjigjet Laertit: Nuk jam e shkatërruar, jam e lumtur

Cili është trendi i importit të veturave nga Koreja e Jugut në Kosovë?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Rozana kritikon Gertën për mbështetje ndaj Gjestit, banorja: Kuptova që isha me të kur hëngri shpullën e ju të dy ndenjtët si statuja

"Do ta zëvendësoja Eglin me Gertën", Arbër Hajdari thotë se katërshja që shkoi në finale nuk ishte ajo që ai kishte menduar