LAJMI I FUNDIT:

Dhjetëvjeçarja nga Utah kreu vetëvrasje se nuk mund të duronte më keqtrajtimin e bashkëmoshatarëve

Dhjetëvjeçarja nga Utah kreu vetëvrasje se nuk mund të duronte më keqtrajtimin e bashkëmoshatarëve

Një vajzë 10-vjeçare nga shteti amerikan Utah, kreu vetëvrasje pasi që u keqtrajtua në shkollë, thonë familjarët e saj.

Isabella Faith Tichenor, sipas fjalëve të ëmës Brittany, kreu vetëvrasje pasi që bashkëmoshatarët e keqtrajtuan për shkak se vuante nga autizmi dhe disleksia, transmeton Telegrafi.


Vajza vari veten pasi nuk mund të duronte më dhunën që e përjetonte në shkollë. Gjyshi i saj ka konfirmuar se ajo është fyer edhe në bazë të ngjyrë së trupit – pra fyerje raciste.

Familja e vajzës që ndiqte mësimin në shkollën në North Salt Lake në Utah, ka njoftuar se duan të rritin vetëdijen për keqtrajtimin dhe vetëvrasjet e fëmijëve.

E ëma e saj tha se menaxhmenti i shkollës nuk ka bërë asgjë për ta mbrojtur vajzën e saj, shkruan Mirror.

“Sikurse që do të bënte çdo prind tjetër, kemi raportuar dhunën te kujdestari, menaxhmenti i shkollës, por askush nuk ka bërë asgjë që të përmirësoj sjelljet e fëmijëve dhe keqtrajtimi ka vazhduar”, ka shtuar ajo.

Pavarësisht kësaj, e ëma e saj shtoi se nuk ka mundur ta vërej ndonjë ndryshim te vajza – dëshmi se ka duruar dhunë psikike.

“Nuk është vërejtur asgjë që diçka ka mundur ta pengoj. Kjo është më e rëndë për mua. Ajo është dashur ta mbajë në vete”, shtoi e ëma.

Ndërkaq gjyshja Paula Harris, tha se familja e saj tani do të jenë zëri” në luftën kundër dhunës së fëmijëve në shkolla. /Telegrafi/