Dhjetëra të vdekur nga stuhia e fuqishme dimërore në SHBA

Një stuhi e fuqishme dimërore, e ndjekur nga një valë intensive e ajrit arktik ka marrë dhjetëra jetë në të gjithë SHBA-në.
Numri i të vdekurve në nivel kombëtar arriti në të paktën 62 deri mbrëmë ndërsa zyrtarët theksuan se disa vdekje mbeten nën hetim.
Meteorologët paralajmëruan se një sistem tjetër dimëror mund të ndikojë në pjesë të vendit në ditët e ardhshme, duke rritur shqetësimet për ndërprerje të mëtejshme dhe rreziqe për sigurinë publike.
Alarmet për mot të ftohtë janë lëshuar për pjesën më të madhe të SHBA-së qendrore dhe lindore, me një vorbull polare që pritet të vendosë rekorde në disa pjesë të rajoneve jugore dhe verilindore gjatë kësaj jave.
Ky front i akullt do të vështirësojë pastrimin e borës dhe akullit në dhjetëra shtete, pasi çdo shkrirje do të ngrijë sërish në temperatura njëshifrore.
Disa rajone mund të mos regjistrojnë temperatura mbi zero deri në fillim të muajit shkurt, veçanërisht në zonën qendrore të SHBA-së perëndimore ku pritet që temperaturat të jenë jashtëzakonisht të acarta. /AA/



















































