Dhjetëra të rinj kanë sulmuar brutalisht një burrë me nevoja të veçanta derisa ai qëndronte i shtrirë në tokë në qendër të qytetit duke u munduar të mbrohet.

Pamjet e filmuara me telefon mobil shfaqin momentin kur adoleshentët sulmojnë burrin i cili në një moment rrëzohet, dhe më pas fillojnë ta godasin pandërprerë në të gjitha pjesët e trupit, transmeton Telegrafi.


Por, ata ndoshta edhe do ta kishin mbytur po të mos ishte një polic civil, i cili ndërhynë për ta shpëtuar burrin e gjorë.

Polici i cili nuk ka dashur të identifikohet tha se ishte tmerruar nga ajo çfarë kishte parë dhe në një moment kishte menduar se ata do ta vrasin.

Si pasojë e këtij sulmi viktimës i është thyer hunda, ndërsa ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në Plymouth të Anglisë. /Telegrafi/