Koreja e Veriut ka mbajtur paradën masive ushtarakë në Pyongyang, për të shënuar 70-vjetorin e themelimit të forcave të armatosura, me të vetmin qëllim që t'i tregojë "dhëmbët" vetëm një ditë para hapjes së lojëra Olimpike dimërore në Korenë e Jugut.

Dhjetëra mijëra trupa dhe qytetarë kanë marrë pjesë në paradën e organizuar në sheshin Kim Il Sung, ku "defiluan" tanket, raketat e vendosura mbi mjete të blinduara dhe ushtarët që përshëndesnin liderin Kim Jong-un dhe bashkëshorten e tij, transmeton Telegrafi.


Vetëm një ditë para se të fillojnë lojërat Olimpike dimërore, Kim vendosi t'i tregojë muskujt me paradën ushtarake, derisa vendi i tij ka qëndruar qindra mijëra nxitëse tifozësh që do të bëjnë tifo për garuesit e tyre në Korenë e Jugut.

Ato janë duke u shoqëruar nga motra e Kim Jong-un, Kim Yo Jong, e cila do të takohet me presidentin e Koresë së Jugut, Moon-Jae gjatë të shtunës.

Gjatë fjalimit të mbajtur Kim i është referuar kombit "si fuqia globale ushtarake", duke ia bërë të ditur qytetarëve se duhet të jenë në gatishmëri. /Telegrafi/

2 66

3 49

4 41

5 33

6 29

7 27

8 21

9 20

10 18

11 13

12 12

13 12

14 7

15 5

16 4

17 2

18 1

19 1

20 1

21 1

22 1

23 1

25 1

24 1

27 1

28

29

30