Portali i njohur britanik 'Goal.com' ka përpiluar listën e lojtarëve me pagat më të larta para ndeshjes El Clasico mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Barcelona është nikoqire e Reali në El Clasicon e radhës, e cila zhvillohet të dielën nga ora 20:45 në kuadër të javës së 36-të në La Liga.


Katalunasit janë shpallur matematikisht si kampion të ri në Spanjë javën e kaluar, por El Clasico është një ndeshje që gjithmonë luhet për t'u fituar.

Sikurse Barcelona, ashtu edhe Reali kanë pasur gjithmonë në gjirin e tyre futbollistë të mëdhenj që kanë dominuar botën e futbollit.

Ashtu është edhe tani ku dy skuadrat udhëhiqen nga dy lojtarët më të mirë në botë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, që në 10 vitet e fundit kanë fituar të dy nga pesë Topa të Artë.

Ronaldo Messi 1 Ronaldo dhe Messi, yjet kryesorë të El Clasicos (Getty Images)

'Goal.com' ka përpiluar një listë me pagat e lojtarëve më të paguar në El Clasico, ku padyshim se prijnë Messi dhe Ronaldo.

Sulmuesi argjentinas është lojtari më i paguar me 567 mijë euro në javë, ndërsa portugezi 414 mijë euro në javë.

Treshja e pagave mbyllet me Gareth Bale, i cili fiton 397 mijë euro në javë, ndërsa pas tij vijnë Luis Suarez dhe Philippe Coutinho.

Më poshtë Telegrafi ua sjell top 11 lojtarët më të paguar që do të luajnë në El Clasicon e të dielës. /Telegrafi/  11.Luka Modric | Real Madrid | 204,000 euro për javë

Luka Modric Luka Modric (Getty Images)

10.Sergio Busquets | Barcelona | 204,000 euro për javë

Busquets 1 Sergio Busquets (Getty Images)

9.Toni Kroos | Real Madrid | 227,000 euro për javë

Kroos1 Toni Kroos (Getty Images)

8.Marcelo | Real Madrid | 227,000 euro për javë

Marcelo Zidane Marcelo (Getty Images)

7.Sergio Ramos | Real Madrid | 227,000 euro për javë

Ramos Sergio Ramos (Getty Images)

6.Ousmane Dembele | Barcelona | 249,000 euro për javë

Dembele Barcelona 1 Ousmane Dembele (Getty Images)

5.Philippe Coutinho | Barcelona | 272,000 euro për javë

Coutinho Philippe Coutinho (Getty Images)

4.Luis Suarez | Barcelona | 329,000 euro për javë

Luis Suarez 22 Luis Suarez (Getty Images)

3.Gareth Bale | Real Madrid | 397,000 euro për javë

Bale 1 1 Gareth Bale (Getty Images)

2.Cristiano Ronaldo | Real Madrid | 414,000 euro për javë

Cristiano Ronaldo7 Cristiano Ronaldo (Getty Images)

1.Lionel Messi | Barcelona | 567,000 euro për javë

Messi Lionel Messi (Getty Images)

telegrafi sport app