Gjuhët kanë qenë gjithmonë “fibrat” e njerëzimit. Guri i themelit të shoqërisë njerëzore dhe forca që i hapi rrugën qytetërimit. Pa të, shoqëritë nuk mund të zhvilloheshin siç janë zhvilluar. Ndaj gjuhët janë “testament” mbi nevojën e madhe të species tonë për të ecur përpara. Sigurisht që ato janë një forcë fluide, evoluojnë gjithmonë, në varësi të kohës dhe ndikimeve të jashtme. Edhe sot, gjuhët zhduken dhe rishfaqen, në forma të reja dhe të ndryshme. Por cilat janë gjuhët më të vjetra në botë, që fliten ende sot?
Gjuha baske: Euskara siç njihet nga folësit e saj, është vërtetë një gjuhë e mahnitshme dhe unike në Evropë. Ajo flitet sot në rajonin Bask në Spanjë nga rreth 750 mijë folës amtarë dhe rreth 1,2 milion folës të tjerë, që nuk e kanë gjuhën e tyre të origjinës. Rajoni Bask është shtëpia e popullit bask, një zonë që shtrihet midis kufirit mes Spanjës dhe Francës, e përqendruar rreth Gjirit të Biskajës. Gjuha baske nuk ka asnjë lidhje me gjuhët fqinje. Një teori interesante, e lidh baskishten me gjuhët e maleve të Kaukazit, siç janë gjuha çeçene dhe ajo gjeorgjiane, që janë gjithashtu unike.
Gjuhët kartveliane: Banorët autoktonë të rajonit të Maleve të Kaukazit Jugor dhe gjuhët kartveliane janë padyshim ndër më të vjetrat në botë që fliten ende. Këtu futen gjuha gjeorgjiane, svan, zan, mingrelian dhe laz. Izolimi gjeografik i fiseve që jetonin këtu lejoi zhvillimin e pa shqetësuar të shoqërive unike, që më vonë do të sundonin rajonin. Gjuha gjeorgjiane, ka formën e saj më të hershme të shkruar që daton në vitin 430 p.e.s. Por, vetë gjuha është sigurisht shumë më e vjetër. Kjo familje gjuhësore nuk është e lidhur me asnjë tjetër në botë dhe ka rreth 5.2 milionë folës në të gjithë botën.
Gjuha tamile: Është një pjesë e gjuhëve dravidiane, dhe flitet nga komuniteti etnik tamil, që banon në pjesën më jugore të nënkontinentit Indian. Ajo është gjithashtu një nga gjuhët më të vjetra në botë që fliten sot. Në shtetin indian Nadu, gjuha tamile është gjuha zyrtare. Ajo nuk ka asnjë lidhje “gjenetike” me gjuhën dominuese hindu në Indi. Flitet nga rreth 75 milionë tamilë të shpërndarë në të gjithë botën. Forma e saj më e hershme e shkruar daton në vitin 300 p.e.s.
Gjuhët paleo-siberiane: U përkasin fiseve të largëta të Siberisë dhe Lindjes së Largët në Rusi. Këtu përfshihen gjuhët ket, çukotko-kamçatkane, nivk dhe hukagir. Nga ana tjetër, ato përbëhen nga shumë forma dhe dialekte rajonale. Është e sigurt që këto gjuhë i paraprijnë gjuhëve që janë sot dominuese në Siberinë e sotme, si gjuhët ruse, tunguze dhe turke. Këto fise nomade, nuk zhvilluan kurrë një sistem të shkruar të gjuhëve të tyre.
Gjuha ainu: Është gjuha e komunitetit etnik ainu në Japoninë veriore dhe që i paraprin popullit modern japonez që u vendos në këto ishujt. Ainu është një gjuhë e izoluar, pa asnjë lidhje me japonishten. Ekzistojnë disa lidhje të vogla të saj me gjuhët paleo-siberiane. Njerëzit e komunitetit ainu dhe gjuha e tyre janë sot të rrezikuar, teksa shfaqin tipare të dallueshme gjenetike dhe kulturore në krahasim me japonezët.
Gjuha arabe: I përket grupit të gjuhëve semite dhe është ndër më të vjetrat e ende në përdorim. Disa mbishkrime në arabisht datojnë që nga viti 125 p.e.s. Është një shembull i shkëlqyer se si një gjuha e një kombi të fuqishëm pushtues, mund të vendoset në një zonë të gjerë dhe të mbijetojë për shekuj në formën e saj origjinale.
Gjuha aramaike: Kjo gjuhë mburret me afro 3,100 vjet histori të shkruar. Ajo ishte në fillim gjuha e fisit aramean që u përhap në rajonet e Levantit, Sirisë dhe Mesopotamisë në Lindjen e Mesme, dhe që kishte krijuar një mbretëri që rreth vitit 1000 p.e.s. Edhe në kohërat antike, ajo u përdor si një gjuhë mbretërore në disa nga oborret më të vjetra të botës.
Gjuha kineze: Gjuha kineze është shumë e vjetër dhe një ndër më uniket në botë. Ajo është shumë komplekse – si në të shkruar, ashtu edhe në të folur – dhe sistemi i saj i shkrimit mund të përbëhet deri në 100 mijë simbole të ndryshme. Forma më e hershme e shkruar e kinezishtes daton që nga viti 1250 p.e.s.
Gjuha perse: Persishtja, e njohur edhe si farsi, është gjuhë shumë e vjetër indo-evropiane, që i përket nënndarjes indo-iraniane. Ajo flitet nga rreth 70 milionë njerëz në të gjithë botën. Është e gjurmuar në formë të shkruar që në shekullin VI p.e.s., por historia e saj është më e vjetër. Persishtja e vjetër, gjuha e Perandorisë Akamenidiane, e cila ekzistoi gjatë viteve 550-330 p.e.s. dhe më vonë edhe në Perandorinë Sasaniane. Shkrimi më i vjetër daton nga sundimi i Darit I.
Gjuha gaelike irlandeze: Është dega irlandeze e gjuhëve goidelike, një pjesë e familjes keltike të gjuhëve indo-evropiane. Shkrimet më të hershme në këtë gjuhë në Irlandë, datojnë nga shekulli IV Pas Krishtit. Pas disa shekujsh shtypje brutale nga pushtuesit anglezë, kjo gjuhë po përjeton sot një ringjallje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Skënderbeu dhe flamuri kuqezi nën mistikën e numrit “33” - simbolit të masonëve!

Një kartolinë për Dritëro Agollin e shkruar më 1985

Prizreni ruan monedhat ilire

IA-ja do të jetë e aftë të manipulojë emocionet: Ishiguro mbi të ardhmen e letërsisë dhe të vërtetës

Në grahmat e fundit

Gjuha shqipe e vështirë?!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës