Nga: Kliti Kallamata (1955-2020)
A e dini se…
1. Plani i parë rregullues për qytetin e Korçës daton rreth vitit 1850. Në atë kohë në Ballkan, plan rregullues kishte vetëm Athina (1832), ndërsa Sofja dhe Beogradi ishin si fshatra me rrugë me baltë. Plani rregullues i viti 1850 udhëhoqi ndërtimet në Korçë për gati 100 vjet, duke e transformuar Korçën nga një qytet mesjetar kaotik në një qytet të rregullt me tipare të theksuara perëndimore. Ndërsa vetëm gjatë shtatë viteve të fundit, për Korçën janë hartuar tri plane rregullues, që po e kthejnë atë përsëri në një qytet kaotik.
2. Korça ka një Qendër Historike. Por, qendra e Qendrës Historike nuk është nën mbrojtje si Qendër Historike.
3. Korça ka 40 hotele e bujtina, 60 restorante, mbi 120 kafene dhe asnjë shkollë profesionale për hoteleri, kulinari, kamerierë, apo shërbime turizmi.
4. Pija historikisht tradicionale e familjeve korçare ka qenë vera dhe jo birra. Korça prodhonte një nga verërat më të mira në Ballkan deri në 1939, kur italianët ndërtuan fabrikën e birrës dhe shkatërruan vreshtat e Voskopit. Këto vreshta kishin një varietet unikal rrushi të përshtatur me klimën e Korçës, nga të cilat prodhonin verë të shkëlqyer thuajse të gjitha familjet korçare.
5. Qysh në vitet 1930, Korça ka pasur të parën bibliotekë publike në Shqipëri dhe një ndërtesë të ngritur posaçërisht për të. Në vitet 1970, në Korçë u projektua dhe u ndërtua e para ndërtesë për bibliotekë publike në Shqipëri e ndërtuar nga regjimi komunist, duke e bërë Korçën me dy biblioteka publike. Sot Korça nuk ka asnjë bibliotekë publike dhe asnjë ndërtesë posaçërisht për të.
6. Në vitet 1930 në Korçë botoheshin 6-7 gazeta private. Sot Korça nuk ka asnjë gazetë dhe asnjë portal elektronik mediatik të rregullt.
7. Korça kishte ujësjellës dhe kanalizime të ujërave të zeza qysh në vitet 1750. Rrjeti i ri i ujësjellësit dhe kanalizimeve që përfundoi në vitin 2010 u zbatua nga një kompani siciliane (Siçilia ishte deri në vitet 1950 me gropa septike)
8. Sot Korça krijon 200 ton mbetje urbane në ditë, 6000 ton në muaj ose 72,000 ton në vit nga të cilat nuk përpunohet apo riciklohet asnjë kilogram.
9. Në Korçë në vitet 1920-30 bëhej një “xhiro” apo shëtitje e mbrëmjes përgjatë bulevard “Republika”, ku qytetarët, pasi visheshin me veshjet e tyre më të mira, vërtiteshin lart e poshtë 15-20 herë duke përshëndetur njeri-tjetrin po aq herë. Gjatë kohës së komunizmit kjo “xhiro” u kthye në traditë dhe u përhap edhe në qytete të tjera. Sot, në Korçë ruhet i njëjti mentalitet, veçse me ndryshimin se “xhiroja” bëhet me … makina nga parazitët e qytetit.
10. Në vitet 1920-30, nëse dikush dashuronte një vajzë dhe kishte zë të mirë, merrte një kitarë dhe këndonte pranë shtëpisë së saj disa këngë. Një zë – një kitarë. Kjo ishte serenata. Sot, çdo mbrëmje deri në 1.00-2.00 pas mesnate, në bulevard “Republika” dhe në disa sheshe që manaxhohen nga Bashkia, ndotja akustike nga altoparlantë të fuqishëm shkon mbi 100-110 decibelë, e barabartë me atë të një koncerti rok (norma mesatare në qytetet evropiane është 60-75 db dhe në shumë prej tyre nuk lejohen as boritë e makinave, as natën e as ditën). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Princi i zi i politikës: 50 thënie të Makiavelit
Dokument i rrallë për pushtimin e Krujës dhe rënien e Shkodrës

Kënga mesjetare arbërore - “Konstandini i vogëlthi”

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

Pse “virtuozët e çuditshëm” të Dream Theater janë grup i preferuar i njohësve të rokut?

LEHJA E TMERRSHME

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri