Mbajtja e një marrëdhënie të mirë me ish-in tuaj nganjëherë rezulton të jetë një detyrë e vështirë.
Çështja dyfishohet kur jeni një person i famshëm dhe e gjithë jeta juaj është në qendër të vëmendjes vazhdimisht. Megjithëse shumë çifte të Hollywood-it nuk arrijnë ta bëjnë këtë, ende ka disa që kanë arritur ta kthejnë marrëdhënien e tyre të dashurisë në një miqësi.
Sot Bright Side ka mbledhur disa çifte të famshme që kanë arritur të qëndrojnë në kushte të mira edhe pas ndarjes së tyre.
Brad Pitt dhe Jennifer Aniston
Pas shumë vitesh duke mos dëgjuar nga këta të dy – çifti i dikurshëm duket se është pajtuar. Momenti prekës që Brad Pitt dhe Jennifer Aniston ndanë në SAG Awards, i ka mbajtur njerëzit të flasin.
Ish-çifti kanë uruar njëri-tjetrin për fitimin e çmimeve të tyre pas së cilës Jennifer u largua nga Pitt, ndërsa ai ende mbante dorën e saj butësisht në dorë.
Angelina Jolie dhe Billy Bob Thornton
Marrëdhënia midis Angelinas dhe Billy lehtë mund të quhet më e çmendura në Hollywood. Megjithëse ishin martuar vetëm për tri vjet, fansat e tyre kanë parë të gjitha manifestimet e mundshme të dashurisë së tyre për njëri-tjetrin: nga veshja e deri tek tatuazhet që realizuan për njëri-tjetrin.
Përkundër gjithë marrëzisë, ata kanë arritur të qëndrojnë në kushte të mira pas ndarjes së tyre. Jolie shkroi edhe disa faqe në kujtime për Billyn të quajtura, The Billy Bob Tapes: A Cave Full of Ghosts, duke e përshkruar atë si njeriun që “mund të të bëjë të qeshësh derisa fytyra jote të dhemb”.
Jennifer Lopez dhe Marc Anthony
Nga tri martesat që kishte Jennifer, martesa e saj me Marc Anthony zgjati më shumë – për rreth dhjetë vjet. Sot çifti shoqërohet së bashku dhe Lopez madje e quajtën Marcin “mikun e saj më të mirë”.
Duket se ish-çifti po bën çmos për t’u treguar fëmijëve të tyre se ata ende kanë një marrëdhënie të mirë dhe dashuri pa kushte përkundër ndarjes së tyre.
Orlando Bloom dhe Miranda Kerr
Modelja e Victoria’s Secret, Miranda Kerr dhe aktori Orlando Bloom u martuan në vitin 2010. Tri vjet më vonë, çifti njoftoi ndarjen e tyre.
Sidoqoftë, ata ende shihen mjaft shpesh dhe ky fakt madje shkaktoi një valë spekulimesh për ribashkimin e tyre të mundshëm. Lajmi doli të jetë i gabuar sepse menjëherë pas kësaj, Bloom filloi të takohet me Katy Perryn – dhe ata madje njoftuan fejesën e tyre vitin e kaluar.
Heidi Klum dhe Seal
Çdo vit, ndërsa ata ishin të martuar Heidi Klum dhe Seal kanë përtrirë premtimet e njëri-tjetrit para familjes dhe miqve. Ata janë të divorcuar, por arritën të qëndrojnë miq të mirë – ata mund të shihen për darkë herë pas here, dhe Heidi madje e ftoi që të marrë pjesë në shfaqjen e saj “America’s Got Talent” si anëtar i jurisë.
Demi Moore dhe Bruce Willis
Ndoshta kjo është për shkak të tre fëmijëve të tyre ose martesës së gjatë (rreth 15 vjet) që Bruce dhe Demi arritën të mbeten miq të mirë. Duket se ish-bashkëshortët janë goxha afër njëri-tjetrit tani sepse Moore e ftoi atë në Comedy Central.
Reese Witherspoon dhe Ryan Phillippe
Martesa e aktorëve zgjati rreth pesë vite. Reese dhe Ryan kanë dy fëmijë së bashku, Ava dhe Deacon, dhe po shkojnë shumë mirë në ditët e sotme. Duket se çifti ka kuptuar se si të qëndrojnë në kushte të mira dhe vazhdojnë të rrisin fëmijët e tyre në paqe dhe harmoni.
Gwyneth Paltrow dhe Chris Martin
Gwyneth dhe Chris, këngëtarja dhe frontmeni i grupit “Coldplay” ishin martuar për më shumë se dhjetë vite. Çifti ka dy fëmijë së bashku. Ata e quajtën ndarjen e tyre si një “shkëputje të vetëdijshme” dhe duket se nuk ishin gënjyer, sepse këta dy mund të shihen së bashku duke ecur, duke folur dhe duke kaluar një kohë të këndshme.
Cameron Diaz dhe Justin Timberlake
Cameron Diaz dhe Justin Timberlake janë takuar për më shumë se katër vite, para ndarjes së tyre. Ata u pajtuan të jenë pjesë e filmit “Bad Teacher”, ku të dy kishin role kryesore dhe ata ndjeheshin mjaft të rehatshëm duke vepruar me njëri-tjetrin. Për më tepër, Diaz është shprehur se ajo dhe Justin janë akoma miq të mirë.
Emma Stone dhe Andrew Garfield
Ndarja e këtij çifti ndodhi në vitin 2015 pas katër vitesh takim, por ata ende mund të shihen së bashku. Kur Emma fitoi ‘Golden Globe 2017’ për ‘Aktoren më të Mirë’, Andrew i dha asaj një duartrokitje të fuqishme. Nëse kjo nuk vërteton se ata janë akoma miq të mirë, atëherë çfarë?. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Egla Ceno rikthehet në Big Brother VIP, puth në buzë Laert Vasilin

Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Ia shpërhap vezët në shtrat, Vserlo nuk i hiqet Gjestit - i flet me tone të larta te fytyra

Vajza transgjinore e Elon Musk: Gjinia ime ishte e paguar, ai donte një djalë

Sfida e mos reagimeve - ndërpritet uji teksa banorët janë në dush

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët