“Dhimbje e muskujve në tërë trupin” çka është ‘Fibromialgjia’ dhe pse shkaktohet?

Sëmundjet reumatike janë të shumta dhe mund të manifestohen me simptoma të ndryshme.
Reumatologu Besim Demolli në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur edhe lidhur me sindromën “Fibromialgjia”.
"Fibromialgjia është sindroma më komplekse organike që e shfaqim në reumatologji, sëmundje që manifestohen me dhimbje të fijeve muskulore të tërë trupit”, tha ai.
Sipas tij, këta persona zakonisht kanë lodhje plogështi, pagjumësi, humbje të vetëbesimit, ankthe, stres.
“... është një sindormë mjaftë komplekse ku edhe në trajtimin e kësaj sëmundje duhet të ekip i gjerë”, tha ai.
Shkaku i saktë i Fibromialgjisë ende nuk dihet, por mendohet se ka lidhje me një sërë faktorësh, përfshirë gjenetikën, stresin.
Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga kompania Muqa Solar.
Podcastin e plotë ku doktor Demolli flet për sëmundjet reumatike, simptomat që japin, diagnostikimin e trajtimin mund ta gjeni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube. /Telegrafi/



















































