LAJMI I FUNDIT:

“Dhëndri u akuzua për pastrim parash”, raporti i DASH: Berisha korrupsion për interesa të familjes së tij

“Dhëndri u akuzua për pastrim parash”, raporti i DASH: Berisha korrupsion për interesa të familjes së tij

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) vlerëson punën e Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit dhe pastrimit të parave. Në raportin për vitin 2024, DASH thekson se Shqipëria vazhdon të bëjë përparime, por bën thirrje për zbatimin e plotë të reformave.

“Shqipëria heton dhe ndjek penalisht korrupsionin në nivele të larta”! Kështu thekson Departamenti i Shtetit, i cili vlerëson punën e Prokurorisë së Posaçme në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, por kërkon zbatim të plotë të reformave.

Në raportin për vitin që lamë pas, DASH sjell në vëmendje edhe masën ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, për dosjen “Partizani”.


“SPAK rriti numrin dhe kompleksitetin e hetimeve për pastrimin e parave dhe konfiskimet dhe kreu paralelisht hetime financiare dhe të aseteve kur dyshonte për asete të paligjshme; megjithatë, ndjekjet penale mbeten të ulëta. Në vitin 2023, SPAK sekuestroi asete me vlerë 43 milionë dollarë dhe, në vitin 2024, vazhdoi arrestimet dhe konfiskimin e aseteve të ish-zyrtarëve të lartë”.

“Në shtator të vitit 2024, SPAK akuzoi ish-kryeministrin dhe të përcaktuar sipas “Aktit të Ndarjes Buxhetore të Departamentit të Shtetit, Operacioneve të Jashtme dhe Programeve të Ndërlidhura, 2021” me 7031 (c) Sali Berisha për korrupsion për veprime zyrtare për veprime zyrtare në dobi të interesave të familjes së tij. SPAK akuzoi edhe dhëndrin e tij për korrupsion dhe pastrim parash. SPAK sekuestroi pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe aksionet e dhëndrit në kompanitë e lidhura me korrupsionin”, theksohet në raport, raporton tch.

Në trend Lajme

Më shumë
“Dhëndri u akuzua për pastrim parash”, raporti i DASH: Berisha korrupsion për interesa të familjes së tij

“Dhëndri u akuzua për pastrim parash”, raporti i DASH: Berisha korrupsion për interesa të familjes së tij

Lajme
Analistët: I vështirë formimi i një qeverie pa LVV-në, veç nëse do Kurti

Analistët: I vështirë formimi i një qeverie pa LVV-në, veç nëse do Kurti

Lajme
Aktakuza ndaj Radoiçiqit dhe të tjerëve përmendet në Raportin e DASH-it

Aktakuza ndaj Radoiçiqit dhe të tjerëve përmendet në Raportin e DASH-it

Siguri
Shqiptari nga Rahoveci vret bashkëshorten në Gjermani dhe telefonon djalin: Ta vrava nënën

Shqiptari nga Rahoveci vret bashkëshorten në Gjermani dhe telefonon djalin: Ta vrava nënën

Lajme
Murtezaj: Mbrojtja e vlerave të demokracisë, duhet të jetë më me rëndësi për LDK-në se rritja e votave

Murtezaj: Mbrojtja e vlerave të demokracisë, duhet të jetë më me rëndësi për LDK-në se rritja e votave

Politikë
Pesë ditë pas vdekjes së babait të tij, Hashim Thaçi vjen në Kosovë

Pesë ditë pas vdekjes së babait të tij, Hashim Thaçi vjen në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori