LAJMI I FUNDIT:

BE dhe UNDP mbështesin gratë sipërmarrëse të Kosovës

BE dhe UNDP mbështesin gratë sipërmarrëse të Kosovës

Njëzet e gjashtë gra sipërmarrëse nga rajoni i Pejës pranuan sot mjetet dhe pajisjet e punës që u nevojiteshin për të ngritur ose forcuar bizneset e tyre në fusha të ndryshme duke përfshirë bujqësinë, turizmin dhe gastronominë, shërbimet e bukurisë, stomatologjinë dhe produksionin e videove dhe fotografinë.

Pajisjet u siguruan përmes projektit të financuar nga BE dhe të zbatuar nga UNDP që punon për të ndihmuar anëtarët më të ndjeshëm të shoqërisë kosovare që të rindërtojnë jetesën e familjeve të tyre pas pandemisë Covid-19. Projekti me vlerë prej 5 milionë euro ishte lancuar qysh në dhjetor  të vitit 2020 si reagim ndaj gjendjes emergjente të krijuar nga pandemia dhe deri më tani ka mbështetur më shumë se 8200 familje në nevojë.


Aktivitetet e projektit të zhvilluara së bashku me UN Women dhe Shoqatën e Grave SHE-ERA përfshijnë gjithashtu trajnime profesionale të përshtatura për gratë sipërmarrëse duke i përgatitur ato për sukses profesional.

“Si pjesë e përgjigjes sonë ndaj Covid-19, po punojmë me UNDP-në dhe shumë partnerë të tjerë për të përmbushur nevojat e njerëzve më të ndjeshëm në Kosovë. Fuqizimi i grave dhe rritja e qasjes në asetet ekonomike është prioritet i BE-së në Kosovë dhe në nivel global. Prandaj jemi shumë të lumtur që shohim se edhe 26 gra të tjera nga Deçani, Istogu, Klina dhe Peja tani janë të gatshme për të zhvilluar biznesin e tyre dhe po i bashkohen më shumë se 8,200 familjeve që kemi arritur t’i ndihmojmë në Kosovë deri më tani”, tha Johannes Madsen, shef i Sektorit për Bashkëpunim të BE-së në Kosovë.

Sigurimi i trajnimit profesional dhe i mjeteve dhe pajisjeve të punës për gratë në gjendje të ndjeshme theksoi rëndësinë e fuqizimit ekonomik të grave dhe inkurajoi mbështetjen e mëtejshme të grave dhe vajzave në Kosovë.

“Projekte të tilla si ky, fuqizojnë gratë përmes aftësive që janë tuajat gjithë jetën. Që të keni sukses në biznes, është e rëndësishme të përmirësoni mundësitë e mësimit të hershëm për fëmijët 4-5 vjeçar, në mënyrë që nënat e reja të angazhohen në më shumë aktivitete ekonomike”, tha Arnhild Spence, Koordinatore e OKB-së për Zhvillim në Kosovë.

Xheneta Syka Kelmendi, Drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Pejës, përgëzoi përfitueset duke theksuar nevojën e fuqizimit të grave sipërmarrëse, pasi vetëm duke e bërë këtë do të përmirësojmë jo vetëm mirëqenien e tyre personale por edhe të familjeve të tëra.

Ndihma e BE-së për rimëkëmbje nga pandemia Covid-19 për Kosovën përfshinte si reagimet ndaj krizës së menjëhershme shëndetësore ashtu edhe socio-ekonomike pas pandemisë. Ndihma e përgjithshme financiare e BE-së në këtë fushë arriti në 168 milionë euro.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti?

Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal

Edil Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Brendi holandez Keune mirëpret sot stilistët e flokëve në seminar - EBC

Brendi holandez Keune mirëpret sot stilistët e flokëve në seminar - EBC

EBC Cosmetics
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Ekonomi
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori