Normalisht, zgjedhjet afatmesme në ShBA vështirë se luajnë një rol për komunitetin ndërkombëtar.
Normalisht, debatet mes kandidatëve për senatorë dhe guvernatorë sillen rreth çështjeve të brendshme, rajonale që nuk kanë asnjë ndikim në rrjedhën e botës.
Por “normale” nuk është më asgjë në këtë vend, i cili është në një krizë ekzistenciale qëkur Donald Trump mori postin dhe kur pas zgjedhjeve afatmesme, për një kohë të gjatë u duk se ishte vetëm një hap larg humnerës.
Prandaj, sytë e gjithë botës ishin te 8 nëntori. Pyetja shqetësuese ishte nëse Donald Trump dhe njerëzit e tij me mendje të ngjashme, do të arrinin të minonin më tej sistemet demokratike dhe të sillnin mohuesit e rezultatit të zgjedhjeve, racistët dhe ekstremistët e djathtë në pozitat që do të vendosin në zgjedhjet e ardhshme presidenciale nëse rezultatet e zgjedhjeve do të njihen apo jo.
Por, ishte një pyetje edhe nëse do të ishte në gjendje Donald Trump të vazhdonte politikën e tij destruktive jashtë Shtëpisë së Bardhë, politikë kjo, e cila kishte arritur kulmin më 6 janar 2021 me sulmin e mbështetësve të tij në Kapitol në Uashington.
Ai nuk ia doli. Shqetësimet se përkrahësve të tij do t’i jepej përgjegjësi politike në shkallë të gjerë nuk janë materializuar. Përkundrazi, prej tashmë dekadash, asnjë parti në pushtet nuk doli aq mirë në zgjedhjet afatmesme sa demokratët e Presidentit Joe Biden.
Sondazhet e para tregojnë se në ShBA, natyrisht, janë shqetësimet ekonomike ato që preokupojnë më shumë njerëzit. Edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çmimet në tregun e banesave po rriten shumë në disa rajone, inflacioni është i lartë dhe ka shqetësime të mëdha për të ardhmen.
Megjithatë, këto sondazhe tregojnë gjithashtu se shumë amerikanë janë shumë të shqetësuar për gjendjen e demokracisë së tyre – dhe e kanë kuptuar se mosvotimi në fund të fundit shkon vetëm në favor të fanatikëve. Pjesëmarrja ishte përkatësisht e lartë.
Është për t’u habitur që votuan një numër veçanërisht i madh votuesish për herë të parë, për të cilët lufta kundër katastrofës klimatike është gjithashtu veçanërisht e rëndësishme këtu në ShBA. Një subjekt i përqeshur nga pothuajse çdo republikan në këtë vend të madh.
Pra, e gjithë kjo – dhe debati për të drejtat e abortit – ka ndaluar marshimin e frikshëm të fitores së republikanit Trump.
E gjithë kjo forcon Presidentin Biden. Megjithëse qeverisja sigurisht që nuk do të bëhet më e lehtë kur demokratët mund ta humbasin shumicën në Kongres.
Pyetja intriguese është se çfarë do të thotë ky rezultat për Partinë Republikane. A mund të çlirohet ajo? Tani që ka prova se pozicionet ekstreme të Trump nuk mund të fitojnë shumicën? A do ta shpallë Donald Trump kandidaturën e tij për president javën e ardhshme? A do të kenë guximin për të kandiduar kundër tij burra si Ron DeSantis, guvernatori i Floridës që siguroi fitoren duke u distancuar nga Trump?
Pas zgjedhjeve është si para zgjedhjeve. Presidenti Biden nuk ka lënë asnjë dyshim për këtë, duke pretenduar qartë suksesin relativ të demokratëve si të tijin dhe duke njoftuar se ai dhe gruaja e tij Jill do të vendosin në fillim të vitit të ardhshëm nëse do të kandidojnë përsëri.
Kaq shumë pyetje që do të duhet të marrin përgjigje në ditët dhe javët në vijim. Por, për momentin ka pak hapësirë për frymëmarrje: Demokracia amerikanee konsideruar pothuajse e vdekur është gjallë. Dhe ky është vërtet një lajm i mirë. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit