Duke mbajtur postin e kancelarit të Thesarit, Philip Hammond, ishte për tre vite njeriu i dytë më i fuqishëm në qeverinë britanike pas ish-kryeministres Theresa May. Por me ardhjen e Boris Johnson në krye të ekzekutivit, Hammond dha dorëheqjen.

Në mediat britanike është publikuar një foto e Philip Hammond brenda në metronë e Londrës, pasi ishte larguar nga Apartamenti nr.11 në Downing Street.


2 35

Me dy valixhe në dorë, një prej politikanëve më të fuqishëm në Britani është fotografuar teksa priste trenin në stacionin qendror të Londrës. Ai u largua nga kompleksi qeveritar me një makinë zyrtare, me destiancion stacionin e trenit.

3 25

Philip Hammond është anëtar i Parlamentit që prej vitit 1997 dhe ka mbajtur detyra të rëndësishme si ajo e ministrit të Jashtëm apo e ministrit të Mbrojtjes. /tch/