LAJMI I FUNDIT:

Dezinfektim plotësues i jashtëzakonshëm i autobusëve të NTP Shkup

Dezinfektim plotësues i jashtëzakonshëm i autobusëve të NTP Shkup

Ndërmarrja Transportuese Publike (NTP) Shkup bëri të ditur se do të fillojë me dezinfektim shtesë të mjeteve të transportit publik si dhe kabinat e teleferikut në Vodno.

Çdo autobus pas përfundimit të turnit dhe rrugës së caktuar, do të dezinfektohet me një ilaç të duhur të bazuar në alkool dhe Dezintal 10%, gjegjësisht me spërkatjen do të trajtohet pjesa e brendshme e autobusit, ndërsa me dorë do të dezinfektohen edhe disa pjesë të autobusit.


Dezinfektimi plotësues vjen si masë për mbrojte kundër koronavirusit, duke pasur parasysh që transportin publik në Shkup e përdorin mesatarisht nga 115,000-130,000 qytetarë në ditë, ndërsa qindra qytetarë e vizitojnë dhe e përdorin teleferikun.

Dezinfektimi shtesë (urgjent) do të bëhet çdo ditë, derisa të merren rekomandimet e reja nga autoritetet kompetente që e monitorojnë gjendjen e koronavirusit.

Nga NTP- Shkup gjithashtu theksojnë se dezinfektimi i brendshëm i autobusëve bëhet çdo ditë përmes të ashtuquajturit kujdes i rregullt ditor (pastrim, larje). Më pas, mjetet e transportit publik trajtohen me mjete të përshtatshme ekologjike të cilat kanë veti dezinfektuese.