Devijoi nga rruga, u “parkua” në kulmin e një shtëpie

Duke iu shmangur një hendeku në rrugë, shoferi ka bërë një devijim të rrezikshëm dhe ka përfunduar në kulmin e një shtëpie në Durban të Afrikës së Jugut.
Shoferi që mbetet i paemëruar, nuk ka arritur të ndalej. Ndaj, ka rënë me pjesën e përparme të veturës në një kulm, transmeton Telegrafi.
Për fat të mirë, ai ka shpëtuar pa asnjë gërvishtje, ndërsa në dhomën e shtëpisë ku ka rënë nuk ka qenë duke qëndruar askush. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/07/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































