LAJMI I FUNDIT:

Detajet e inaugurimit të presidentit të ri të Shqipërisë: Meta nesër shoqërohet nga vajza, jo nga gruaja që s’dëshiron të jetë Zonja e Parë! (Video)

Detajet e inaugurimit të presidentit të ri të Shqipërisë: Meta nesër shoqërohet nga vajza, jo nga gruaja që s’dëshiron të jetë Zonja e Parë! (Video)

Kanë mbetur pak orë nga nisja e ceremonisë zyrtare të betimit të presidentit të ri të Shqipërisë. Për këtë moment, gjithçka është pothuajse gati. Salla e Kuvendit, sheshi përpara saj, por dhe rruga e cila ishte me pllaka të dëmtuara, është rikonstruktuar nga një prej ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës.

Vëmendje i është kushtuar dhe gjelbërimit përreth sallës së seancave plenare, ku në orën 18:00 të së hënës pritet të zhvillohet edhe ceremonia e betimit të Ilir Metës.


Pas kësaj, në orën 19:00, presidenti i sapobetuar do të drejtohet për në Presidencë, ku edhe atje janë duke u bërë përgatitjet e fundit për të pritur të gjithë të ftuarit që do të jenë në ceremoni.

Mësohet se fillimisht Ilir Meta do të pritet në zyrë nga presidenti në detyrë, Bujar Nishani. Më pas, të dy do të dalin në sheshin përpara Presidencës, ku Metës, përpara fjalimit të tij do t’i dorëzohet Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Gjatë kësaj ceremonie, Meta do të jetë i shoqëruar nga vajza e tij, e jo nga bashkëshortja Monika Kryemadhi, e cila e ka bërë të ditur këtë vendim që në momentin kur Meta u votua si president në Parlament, pra se nuk dëshiron të jetë Zonja e Parë.

Pas fjalës që do të mbajë presidenti i ri, ai në mënyrë simbolike do të përcjellë paraardhësin Bujar Nishani, moment ky që pasohet nga ceremonia zyrtare me parakalimin e forcave të Gardës së Republikës dhe 21 të shtënat me top. /Top Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori