Aktori Alec Baldwin ishte duke planifikuar heqjen e një revolveri nga këllëfi i tij dhe po e drejtonte nga kamera gjatë xhirimeve të filmit “Rust”, kur regjisori Joel Souza dëgjoi ‘një zhurmë të fortë’.
Në dokumentin e publikuar rishtazi nga Los Angeles Times, 48-vjeçari tha se arma i ishte përshkruar atij si një ‘armë e ftohtë’. Por, në momentin kur gjuajti me armë goditi në gjoks Hutchins duke e lënë të vdekur dhe plagosi regjisorin në shpatullën e tij të djathtë, sipas një deklarate të detektivit të sherifit.
Halyna u shpall e vdekur në një spital në Albuquerque.

Deklarata e Souza ofroi një dritare të re nga xhirimet e së enjtes, që e kanë lënë Hollywoodin të tronditur duke bërë thirrje për kushte më të sigurta në punë.
Xhirimet u zhvilluan ndërkohë që gjashtë anëtarë ishin larguar nga seti pasi u ankuan për pagesën dhe strehimin, tha Reid Russell.
Deklaratat e Russell dhe Souza për detektivin ofruan kronologjinë më të detajuar për atë se si ndodhi ngjarja.
Xhirimet filluan vone meqë produksioni kishte punësuar një ekip të ri dhe po punonin vetëm me një aparat fotografik.

Përveç Baldwinit, Souza tha, dy persona po mbanin armët në vendin e ngjarjes: Hannah Gutierrez Reed dhe më pas ndihmësdrejtori Dave Halls , i cili ia dorëzoi armën Baldwin-it, thuhet në deklaratë.
Halls nuk e dinte se kishte fishekë në armën që ia dorëzoi Baldwinit dhe ai bërtiti ‘armë e ftohtë’.
Joel i tha detektivit se kasti dhe ekipi ishin përgatitur për skenën përpara drekës, por më pas bënë një pauzë, ndërsa kur u kthyen nuk ishte i sigurt nëse arma u kontrollua sërish.
Regjisori tha se ai po shikonte mbi supin e Hutchins kur arma u shkrep. Pas kësaj, Hutchins kishte rënë menjëherë në tokë.

Anëtarët thirrën 911 për të kërkuar ndihmë. Mbikëqyrësja e skenarit, Mamie Mitchell shprehu zhgënjimin që një ndihmës regjisor i bërtiti në drekë dhe e pyeti për rishikimet, sipas audios nga një telefonatë 911 e marrë nga The Times.
“Ai duhet të kontrollojë armët”, tha Mitchell në thirrjen 911. “Ai është përgjegjës për atë që ndodh në set”.

Drejtoresha e fotografisë ndërroi jetë në moshën 42-vjeçare, kurse gjendja e regjisorit amerikan tani është stabile. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pasi u shpall fitues i BBVA 4, Gjesti me një paraqitje tjetër televizive

Qëndroi 184 ditë në izolim, Gjesti kthehet në shtëpinë e tij në fshatin Pavlan

Hailey Bieber zbuloi se ka ciste ovariane, publikoi foto të barkut të saj të fryrë

Theu rregullat në Ferma VIP, merret një vendim për Gani Gërminë

Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj publikojnë këngën "Ma kthe"

Dasma luksoze e Lauren Sanchez dhe Jeff Bezos do të përfshijë disa anëtarë të familjes Trump

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Kandidatët kryesorë në një garë të paparashikueshme

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë