LAJMI I FUNDIT:

Detaje nga sulmi i armatosur në një shkollë në Nashville, ish-nxënësja shtiu nga dy pushkë automatike dhe revolja

Detaje nga sulmi i armatosur në një shkollë në Nashville, ish-nxënësja shtiu nga dy pushkë automatike dhe revolja

Një 28-vjeçare vrau sot tre fëmijë dhe tre të rritur – duke hapur zjarr në një shkollë fillore në Nashville në jug të Shteteve të Bashkuara, ku pas intervenimit të policisë është vrarë edhe sulmuesja.

“E armatosur me të paktën dy lloje të ndryshme të pushkëve automatike dhe një revole, u fut në hapësirën e shkollës priva të krishterë”, tha zëdhënësi i policisë Don Aaron, transmeton Telegrafi.


Policia amerikane ka konfirmuar se bëhet fjalë për një ish-nxënëse, por që motivi konkret akoma nuk dihet, e ndoshta kurrë nuk do të zbulohet.

Sulmi i armatosur në një shkollë në Nashville, adoleshentja me shumë armë vrau tre fëmijë dhe tre të rritur – u qëllua edhe ajo nga policia
Lexo po ashtu Sulmi i armatosur në një shkollë në Nashville, adoleshentja me shumë armë vrau tre fëmijë dhe tre të rritur – u qëllua edhe ajo nga policia

Policia shpejti arriti në vendin e ngjarjes, pasi dëgjuan të shtëna u nisën drejt vendit të sulmit dhe hasën në sulmuesen e cila kishte shkrepur një numër të madh të plumbave dhe lëvizte në drejtim të shkollës.

“Tre nxënës dhe tre të rritur menjëherë u rrëzuan në tokë, por që askush tjetër nuk është plagosur”, shtoi zëdhënësi i policisë.

Shkolla fillore Covenant numëron 200 nxënës dhe 40 punonjës. Shumë prej mësimdhënësve janë parë duke ikur nga objekti.

Të shtëna armësh brenda një shkolle në Nashville, raportohet për disa të plagosur – policia qëllon për vdekje sulmuesin
Lexo po ashtu Të shtëna armësh brenda një shkolle në Nashville, raportohet për disa të plagosur – policia qëllon për vdekje sulmuesin

Deri më tani nuk dihet sesi kishte arritur t’i afrohet shkollës, por një gjë është e sigurt që ishte futur nga dera dytësore dhe kishte shtënë në katin e dytë, ku edhe vet e kishte pësuar me jetë pas intervenimit të policisë.

Sipas policisë, të gjitha dyert ishin të mbyllura, e shkollat e tjerë në atë zonë janë mbyllur përkohësisht për arsye të sigurisë.

Përfaqësuesit e shtetit amerikan Tennessee menjëherë u deklaruan në rrjetet sociale, duke i shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Hamasi publikon video të dy pengjeve të rrëmbyer më 7 tetor

Hamasi publikon video të dy pengjeve të rrëmbyer më 7 tetor

Azia
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori