LAJMI I FUNDIT:

Detaje nga rrëzimi i aeroplanit në rrethinë të Shkupit (Video)

Detaje nga rrëzimi i aeroplanit në rrethinë të Shkupit (Video)

Rreth orës 17.40 në afërsi të Shkupit nga karaulla e aeroportit ”Aleksandri i Madh” është raportuar se ka humbur nga radari avioni i tipit ”Piper” me regjistrim të Gjermanisë që është drejtuar në Maqedoni nga Treviso të Italisë ndërsa destinacioni i fundit ka qenë Prishtina. Në aeroplan kanë qenë dy shtetas të Kosovës dhe katër nga Italia, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Drejtori i Byrosë për siguri publike, Mitko Çavkov ka konfirmuar se në aeroplan kanë qenë 2 shtetas nga Kosova dhe 4 nga Italia. Destinacioni i fundit i tyre ka qenë Prishtina.

E pabesueshme: Për 30 vite në Maqedoninë e vogël kanë ndodhur tetë aksidente ajrore ku kanë vdekur qindra njerëz (Video)
Lexo po ashtu E pabesueshme: Për 30 vite në Maqedoninë e vogël kanë ndodhur tetë aksidente ajrore ku kanë vdekur qindra njerëz (Video)

Policia, zjarrfikësit dhe ushtria janë në terren për të gjetur trupat e personave që gjendeshin në aeroplanin e rrëzuar në rrethinën e Shkupit.


Lexo më shumë rreth këtij incidenti
Lexo po ashtu Lexo më shumë rreth këtij incidenti

Deri tani janë gjetur disa pjesë të aeroplanit të rrëzuar në afërsi të fshatit Kozle në Shkup.

Prokuroria Publike po ndërmerr masa për zbardhjen e aksidentit që ndodhi pasdite në afërsi të Shkupit ku një avion është rrëzuar, kanë bërë të ditur nga Prokuroria Themelore Publike./Telegrafi/