Qytetet evropiane plot bukuri dhe elegancë në këtë stinë të vitit janë thesar i vërtetë joshës

Bashkë me një filxhan çaji të mrekullueshëm dhe çokollatë aromatike shëtitni nëpër qytetet të cilat më së miri ndiejnë energjinë e vjeshtës dhe e transformojnë në fantazi, transmeton Telegrafi.

Ngjyrat e errëta, tregimet magjike të lashtësisë dhe bukuria magjike e toneve të dheut, perëndimet e diellit të cilat dehin edhe dhomat e vogla në të cilët mund të fshiheni nga bota.

Të gjitha këto i vënë këto destinime mu në majë të zgjedhjeve të destinacioneve më të dëshiruara të vjeshtës për ëndërrimtarë dhe endacakë.

Bordeaux, Francë

Imagjinoni kënaqjen në perëndimin e mrekullueshëm të diellit i cili derdhet në mijëra ngjyra, ndërkaq ju pini verën më të mirë dhe kënaqeni në ofertën magjike gastronomike. Të gjitha këto e bëjnë qytetin Bordeaux të veçantë me shpirtin e vërtetë të bukurisë franceze.

Për të marrë pikniku juaj dozë të nevojshme fantazie vendosuni në vendin për të cilin është folur shumë Aux Terraces ku do të kënaqeni me komoditetin dhe stilin.

Hannover, Gjermani

Ky qytet i ëndrrave ka shumë parqe të cilat e bëjnë të përsosur për adhuruesit e natyrës. Gjithashtu është ideal për adhuruesit e blerjeve dhe të historisë, sepse është plot lashtësi.

Të gjitha bashkë e bëjnë këtë qytet jashtëzakonisht joshës. Mund të vendoseni në Apartman Philosophenviertel, vend i bukur në të cilin menjëherë do të dashuroheni.

Gdansk, Poloni

Qytet tepër i bukur, plot argëtim. Në Gdansk ju pret vjeshta e pasur dhe e larmishme të cilën posaçërisht do ta theksojë arkitektura interesante e cila është vërtet origjinale.

Mund të qëndroni në apartament të bukur afër detit siç është Elite Apartments Marine dhe të kënaqeni me bukurinë e hershme vjeshtore afër ujit dhe perëndimeve të mrekullueshme të diellit.

Ghent, Belgjikë

Qytet i cili duket i mrekullueshëm, Ghenti është qytet i magjishëm i Mesjetës i cili do t’ju magjepsë me arkitekturën e vet arkaike.

Mund të qëndroni në Cap’s House, apartamente shumë elegante të cilat do t’ju ofrojmë qetësi dhe ambient të vërtetë për pushim të shkurtër në Belgjikë.

Amsterdam, Holandë

Nëse i doni ujin, barkat dhe vozitjen me biçikletë, Amsterdami është qytet i përsosur për ju. Pra, kënaquni në vjeshtë me pijen e nxehtë në dorë në këtë qytet të bukur të Holandës.

Nëse zgjidhni Breitner House, do të ndiheni si mbretëreshë dhe do të kënaqeni në vendosjen e jashtëzakonshme në qytetin e lumtur të njerëzve të kënaqur. /Telegrafi/