Dështon të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës
Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës.
Në rend dite ishte bartja e mjeteve financiare nga vitit 2024 në vitin 2025.
Kryesuesi i seancës, Fehmi Kupina, tha se nuk ka kuorum prandaj duhet të mbyllet seanca.
Opozita kritikoi kryetarin Përparim Rama për mungesë në seancë.
Ndërsa, drejtoresha e Financave në Prishtinë, Valbona Ahmeti Makolli deklaroi se nuk është e nevojshme që kryetari të jetë në secilën seancë të thirrur, pasi që drejtorët që ai emëron, e përfaqësojnë atë.
Ajo, tutje njoftoi se bartja e këtyre mjeteve nuk përmban projekte të reja, por vetëm janë obligime të cilat janë nënshkruara kontratat nga Komuna./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























