LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 1° partlycloudy_night

Dështon seanca urgjente e thirrur nga kryetari Hyseni – vazhdojnë përplasjet mes ekzekutivit dhe opozitës për buxhet komunal

Dështon seanca urgjente e thirrur nga kryetari Hyseni –  vazhdojnë përplasjet mes ekzekutivit dhe opozitës për buxhet komunal

Seanca urgjente e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, e ftuar sot nga kryetari Alban Hyseni, ka dështuar sërish për shkak të mungesës së kuorumit.

Seanca kishte si pikë të vetme të rendit të ditës miratimin e buxhetit për vitin 2025, por mungesa e këshilltarëve të LDK-së dhe PDK-së bëri që ajo të mos mbahej. Kryesuesi i Kuvendit, Kushtrim Kadriu, konfirmoi se me vetëm 13 këshilltarë të pranishëm, nuk kishte kuorum për fillimin e seancës.

Pas këtij dështimi, kryetari Hyseni mbajti një konferencë për media, ku theksoi se që nga shtatori i vitit të kaluar, ka pasur një bartje të fajit nga një parti tek tjetra.


Ai sqaroi hapat proceduralë të ndërmarrë nga ekzekutivi për miratimin e buxhetit, duke filluar nga muaji gusht deri më tani.

“Unë sot kam kërkuar nga MAPL për të sqaruar se kujt i takon e drejta për të propozuar buxhetin si dokument në Kuvend Komunal. Pika e parë që duhet të dihet është se buxhetin nuk mundet me e kriju Kuvendi Komunal, as partitë politike, as kryetarët e partive politike dhe as asamblistët, por vetëm nga ekzekutivi,” deklaroi Hyseni.

Ai shtoi se ftesat për dëgjime publike përmes faqeve personale në Facebook nuk janë mënyra e duhur për të diskutuar buxhetin.

“Në mënyrën se si po shkojmë dhe me këtë tendencën me ftu për dëgjime publike përmes faqeve personale të Facebook-ut, do të ndodhë një gjë dhe kjo është shumë e sigurt që do të propozohet nga vet asamblistët buxheti dhe miratohet në mënyrën siç ata dëshirojnë,” tha ai.

Ai paralajmëroi se një propozim i bërë drejtpërdrejt nga asamblistët mund të rezultojë në anulimin e procesit nga MAPL.

“Ajo që do të ndodhë neve është që nga MAPL do të na kthehet një përgjigje ku thuhet që kjo mënyrë e ndjekur nuk përputhet me ligjet në fuqi dhe është i pavlefshëm, prandaj kjo e sjell komunën në një situatë pa buxhet,” shtoi kryetari i Gjilanit.

Ndërkohë, gjatë ditës u mbajt edhe një dëgjim publik mbi çështjen e buxhetit komunal, i thirrur nga kryesuesi i Kuvendit, Kushtrim Kadriu. Gjatë këtij dëgjimi, asamblistët opozitarë paraqitën kërkesa e tyre.

Bujar Nevzati nga PDK-dega në Gjilan, propozoi rialokimin e 250 mijë eurove për funksionalizimin e shkollës së agrobiznesit, investime në serra, kujdesin ndaj kafshëve dhe subvencione në vlerë prej 30 mijë euro për nxënësit e kësaj shkolle.

 

“Për shtëpinë muze për fotografi të ndahen 17 mijë euro, ndërsa tek investimet kapitale propozohet që projekti i varrezave të qytetit të ketë 320 mijë euro. Në shërbimet publike të adresohen vetëm 240 mijë nga 400 mijë, te zhvillimi ekonomik 250 mijë, në shëndetësi 40 mijë euro për të ndihmuar në ndërtimin e tre shtëpive të pjestarëve të OVL-UÇK, si dhe 50 mijë euro në DKA ku kemi menduar që tek arsimi i mesëm të ketë rritje të bursave për nxënësit,” tha Nevzati.

Ai gjithashtu propozoi që projekti për bulevardin e qytetit me vlerë prej 800 mijë euro të hiqet nga buxheti, pasi sipas opozitës, është në kundërshtim me Planin Zhvillimor Komunal.

Nga ana tjetër, opozita theksoi se kanë qenë të gatshëm të votojnë buxhetin që nga fillimi, por sipas tyre, vonesën po e shkakton vetë kryetari i komunës.

Ndërsa, pas dëgjimit publik, në një konferencë për media, kryetari i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, deklaroi se janë arritur dy dakordime kryesore.

“E para është se buxheti i vitit 2025 me vullnetin e mirë dhe angazhimin e përbashkët bazohet në zbatimin e ligjit i cili është përshkruar në letrën e MAPL-së si pasojë e vonesës apo kërkesës së kryetarit për shpërbërje të Kuvendit. E dyta, në rast se ka ndonjë ngërc eventual në implementim, të takohemi prapë në nivel të udhëheqësve të partive politike për të tejkaluar këtë situatë, e që kjo nuk ndodhi,” tha Haziri.

Ai shtoi se rikthimi në një debat publik përmes mediave ka ndodhur si pasojë e veprimeve të njëanshme të kryetarit Hyseni.

LDK ka ritheksuar gatishmërinë për të votuar buxhetin, duke theksuar se prioriteti kryesor mbetet interesi i qytetarëve të Gjilanit. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Magazina
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Reagimi i Gjestit kur kthehen tre banorët e elimunuar në shtëpi: Ju kam në dorë, ju ktheva dhe prap ju nxjerr jashtë

Reagimi i Gjestit kur kthehen tre banorët e elimunuar në shtëpi: Ju kam në dorë, ju ktheva dhe prap ju nxjerr jashtë

Magazina
Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Përshëndetje e beftë mes Jozit dhe Loredanës pas rikthimit - kjo e fundit nuk doli as ta priste në oborr

Përshëndetje e beftë mes Jozit dhe Loredanës pas rikthimit - kjo e fundit nuk doli as ta priste në oborr

Magazina
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Kalo në kategori