Derisa udhëheqësja e emisionit Good Morning America, Sarah Haines, po e promovonte filmin "The Amazing Spider-Man 2", aty shfaqet ‘njeriu merimangë’.

Ajo shtiret sikur i bie të fikët që ta kapë Spider-Mani, mirëpo superheroi nuk e kupton qëllimin e saj, ashtu që Sarah përfundon në tokë. /Telegrafi/