Dëshmitari anonim A2 në rastin Banjska dëshmon pa praninë e mediave

Me kërkesë të prokurorisë dëgjimi i dëshmitarit anonim A2 në rastin “Banjska” po vazhdon të dëgjohet pa praninë e mediave.
Prokurori i rasti, Naim Abazi ka kërkuar që seanca e sotme në rastin për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit të vazhdoi e mbyllur për publikun.
Sipas tij nëse kjo seancë mbahet e hapur rrezikohet edhe i akuzuari dhe procesi gjyësor.
Ai tha se dëshmitari i sotëm ka statusin anonim.
Kundër kësaj kërkese ishte avokati, Blagoje Spasojeviq, Lubomir Pantoviq.
Sipas tij Prokuroria nuk ka dhënë arsyet konkrete për të kërkuar mbyllje të seancës.
Më pas kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti aprovoi kërkesen e prokurorisë.
“Aprovohet propozimi i pokurorisë që seanca të kaloj në seancë të mbyllur gjatë dëgjimit të dëhsmitarit A2 me qëllim të mbrojtjes së dëshmitarëve”, tha ai. /KP/




















































