Dëshmia tronditëse e edukatores: Fëmijët rriheshin gjatë tërë kohës, i fusnim nën çarçaf e i godisnim që të mbeteshin shenjat! (Video)
Rriheshin sepse nuk bindeshin, sepse ishin kokëfortë, apo sepse hanin me duar. Këto ishin disa nga arsyet e dhunës barbare që ushtrohej ndaj fëmijëve të mitur në kopshtin “Diren”, të Anjeza Shabani.
Një javë pas transmetimit të pamjeve tronditëse në ekranin e Televizionit Klan, ku Shabani shfaqej duke dhunuar një fëmijë vetëm tre vjeç, emisioni investigativ “STOP” sjell një tjetër video, të një prej edukatoreve që punonte në këtë kopsht.
Bëhet fjalë për një kamera të fshehtë, ku edukatorja në fjalë pranon dhunën sistematike që i ushtrohej fëmijëve në këtë institucion privat nga administratorja Anjeza Shabani, por jo vetëm.
Ajo tregon se edhe një ish-punonjësje, Elona Turdiu, ushtronte gjithashtu dhunë ndaj të vegjëlve dhe rrëfen se dikur “rriheshin masivisht”.
Edukatorja tregon mënyrat që Shabani përdorte për të fshehur dhunën dhe se trevjeçari nuk ishte i vetmi fëmijë që vuante.
Siç rrëfen edukatorja në video, shpesh fëmijët mbuloheshin me çarçaf dhe më pas goditeshin që të mos dalloheshin shenjat. Një tjetër zgjidhje, për të fshehur shenjat e kuqe në trupin e të vegjëlve ishte përdorimi i një sprei, me të cilin i lyenin fëmijët pasi i rrihnin.
Edukatorja konfirmon gjithashtu pasojat e rënda që ka lënë kjo dhunë barbare tek fëmijët, duke sjellë rastin e një të mituri, që po trajtohet nga një psikologe, pasi ngrihet në gjysmë të natës i tronditur e duke ulëritur. /tvklan.al/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë