Rubrika “Shihemi në Gjyq” në emisionin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan solli historinë e pazakontë të zonjës Deliko, e cila në studio rrëfeu dhunën 15-vjeçare nga ish-bashkëshorti.
E braktisur nga fëmijët, ajo sot banon në një kasolle shumë afër bashkëshortit. Znj.Deliko kërkon nga vajza e saj që ta ndihmojë, sepse ndodhet në mes të katër rrugëve. Histosia e saj habit zonën Eni Çobani, por edhe publikun në sallë.
Eni Çobani: Ju çfarë dini për pjesëtimin e pasurisë që e fajësoni mamanë?
Blerta: Po e fajësoj sepse që ka arritur deri në këtë pikë është faji i saj. Babai i la një truall dhe një dhomë.
Eni Çobani: Kush ishte dhomë, ajo që qëndronin lopët edhe dhitë? Atë quan dhomë ti?
Blerta: Po një kasolle. Të lutem zonja Eni.
Eni Çobani: Nëna jote i ka lëshuar shtëpinë 2-katëshe babait tënd dhe nëna me 4 fëmijë nga kjo drejtësi shqiptare është futur në kasollen e lopëve.
Blerta: Po!
Eni Çobani: Ju vazhdoni dhe jeni ngjitur me Rahmanin?
Deliko: Zonja Eni ne kemi një mur ndarës. Nuk kisha ku të veja me 4 fëmijë.
Deliko: Zonja Eni ai vjen fle me bashkëjetuesen aty tek unë. Djali fle me nusen në një dhomë ai tek dhoma tjetër.
Eni Çobani: Aty tek ti? Domethënë e ka vazhduar jetën Rahmani ka marrë grua tjetër?
Deliko: Ai Rahmani ka marrë mbi 50 gra, i mbante nga dy muaj, i rrihte, i torturonte, i nxirrte dhe lakuriq, ka pasur raste që kjo ju ka dhënë rroba që i vishinin dhe iknin. Nga torturat ato iknin. Tani ka marrë një tjetër, po e ka veshur me shami atë, edhe vjen fle aty tek shtëpia ime, shtëpinë e tij e lë bosh.
Eni Çobani: Pa fjalë!
Ish-bashkëshorti i zonjës Deliko, Rahmani ndërhyn në studio përmes lidhjes telefonike. Ai mohon të gjitha akuzat dhe refuzon që ta ketë dhunuar ish-gruan. Rahmani tregon se është në gjyq me Delikon, sepse ajo ka shkatërruar sende nga shtëpia e tij, por gjithashtu e akuzon se ka dhunuar atë dhe bashkëjetuesen e tij aktuale.
Rahman: Unë jam divorcuar dhe divorcin e kërkoi Deliko. Në vitin 2003, a diçka e tillë, ka ndarë dhe pasurinë ashtu siç e deshi ajo dhe u kam dhënë pension fëmijëve. Kam 6 fëmijë unë, se kam dhe dy të tjerë, por dhe këtyre të katërve ju kam dhënë pension sipas ligjit. Për sa i përket kësaj që i kam ushtruar dhunë, për sa i përket viteve kur ishim të martuar, pse s’u ankua ajo zonja. Dhe ajo zonja meqë unë kam ushtruar dhunë për 15 vite sa ishim të martuar dhe 20 vite sa ishim të divorcuar, sot u kujtua kjo, apo sot kërkon të më shkatërrojë me çdo kusht. Jam në proces gjyqësor, se është ajo me gruan time, me bashkëshorten time.
Eni Çobani: Pra dy gra që zihen për ju?
Rahaman: Jo nuk zihen për mua.
Eni Çobani: Për çfarë zihen?
Rahaman: Për veten e vetë. Dhe unë në gjyq jam për shkelje të urdhrit të mbrojtjes se ajo më ka shkatërruar disa gjëra, më ka ushtruar një dhunë psikologjike.
Zonja Eni Çobani kërkon prej tij një ballafaqim në studio me ish- bashkëshorten dhe fëmijët, por Rahmani shprehet se vetëm pas përfundimit të proceseve gjyqësore mund të vijë në studio.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert