Një nënë nga Houston, Teksas, akuzohet se e kishte futur djalin e saj 13-vjeç në bagazhin e veturës, duke tentuar ta izolojë pasi kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.

Në kumtesën e KPRC-së, policia ishte paralajmëruar që djaloshi është në bagazhin e veturës pranë një qendre testimi të COVID-19, transmeton Telegrafi.

Policia ka kryer hetimet, në fund që ka rezultuar me arrestimin e nënës së djaloshit. Sarah Beam, 41-vjeçe, akuzohet për rrezikim të jetës së djalit.

“Për fat të mirë ai nuk është lënduar”, thuhet ndër tjera në kumtesë.

Autoritetet përkatëse kanë njoftuar se djaloshi u gjet të hënën, në afërsi të vendit ku kryhen testimet për coronavirusi në veriperëndim të Houston.

E ëma e tij ka deklaruar se e kishte futur në bagazh, me qëllim që të mos infektohet edhe ajo derisa e dërgonte për trajtim. /Telegrafi/