Dëshironi vajzë apo djalë? Tani është e mundshme të paracaktoni gjininë e bebes

Zbulimet e reja të ekipit të shkencëtarëve kanadezë tregojnë që është e mundshme edhe para shtatzënisë të parashikohet cilat femra do të mund të lindin vajzë, cila djalë.
Tensioni i femrave para se të mbeten shtatzëna do të mund të jetë orientim se a do të lindë vajzë apo djalë, publikuan shkencëtarët e spitalit në Mount Sinai në Toronto, transmeton Telegrafi.
Deri tani ka pasur shumë besime popullore dhe përpjekje të ekspertëve që të konfirmojnë, mirëpo asnjë akoma nuk ka gjetur bazë në shkencë.
Femrat me tension të lartë të gjakut sipas rregullit më shpesh lindin djem, ndërkaq ato me tension të ulët të gjakut vajza, publikuan ata.
Përse tensioni ndikon në gjininë e bebes është shumë intriguese dhe do të përpiqemi të zbulojnë shkakun.
Sepse, gjininë e përcakton sperma, varësisht a bartë spermatozoid me kromozom X apo Y – ka thënë udhëheqësi i studimit, Ravi Retnakaran. /Telegrafi/



















































