LAJMI I FUNDIT:

Dëshironi të krijoni lidhje të ngushtë me dikë? Shajuni me të

Dëshironi të krijoni lidhje të ngushtë me dikë? Shajuni me të

Kultura jonë moderne me të vërtetë që i ka disa tabu të çuditshme. Përderisa shumica nga ne ndjehemi komfort të shohim seriale si Game of Thrones apo Breaking Bad, sharja në tavolinën e darkës nuk mund të ndodh.

Sidoqoftë, nëse me të vërtetë dëshironi të krijoni lidhje të ngushtë me dikë, atëherë blasfemia mund të jetë një ide e mirë, transmeton Telegrafi.

Siç shpjegon Michael Adams në librin e tij In Praise of Profanity, fakti se sharja është tabu do të thotë se akti i sharjes mund t’ju bëj më të vullnetshëm. Rikujtoni herën e parë kur keni sharë para dikujt që sapo e keni takuar. Me siguri që për një kohë të shkurtë keni pasur ndjenja të nervozës, duke u brengosur nëse po e pranojnë këtë sjellje apo jo, ose nëse po ofendohen nga gjuha që po e përdorni.


Por, posa ta kaloni atë moment, duhet të dini se keni ndërtuar një copëz intimitet.

Blasfemia, siç thotë autori, ka shumë funksione të përdorshme sociale duke përfshirë edhe krijimin e lidhjeve të ngushta. Ka një intimitet tek sharja, e kjo për shkak se e dini se nuk duhet ta bëni atë.

“Djali im e din se duke sharë para tij, nëna po i beson atje, por ai e din se kjo është diçka mes atyre dyve, e jo diçka që duhet të përsëritet në shkollë. Fjalët e këqija janë të rëndësishme në lidhjet njerëzore sepse me vete mbajnë edhe rreziqe të ndryshme”, tregon ai.

Por, padyshim që sharja nuk është gjithmonë opsion i duhur dhe shumicën e kohës nuk duhet ta bëni. P.sh. nëse jeni në një ngjarje biznesi, duke e vizituar familjen e partnerit apo në një mbledhje formale, atëherë padyshim që duhet t’i lini anash fjalët e ndyra. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Metoda më e lirë për tharjen e rrobave në dimër pa pasur nevojë për nxehtësi

Metoda më e lirë për tharjen e rrobave në dimër pa pasur nevojë për nxehtësi

A e dini se...
Hëna e plotë e janarit: Si do të ndikojë për të gjitha shenjat

Hëna e plotë e janarit: Si do të ndikojë për të gjitha shenjat

Astrologji
Shumica e njerëzve përdorin shumë detergjent rrobash, sa ju nevojitet vërtet?

Shumica e njerëzve përdorin shumë detergjent rrobash, sa ju nevojitet vërtet?

A e dini se...
Në cilin vend jetojnë të rinjtë më të pakënaqur në Evropë?

Në cilin vend jetojnë të rinjtë më të pakënaqur në Evropë?

Lifestyle
Nëse shikon zjarr në ëndërr, është mirë ta marrësh seriozisht

Nëse shikon zjarr në ëndërr, është mirë ta marrësh seriozisht

Lifestyle
Shtatë gjërat kryesore që do të ndryshojnë kur Princi William të bëhet Mbret

Shtatë gjërat kryesore që do të ndryshojnë kur Princi William të bëhet Mbret

Kalo në kategori