LAJMI I FUNDIT:

Dëshironi të bëni gjumë më të mirë? Lëreni dritaren hapur

Dëshironi të bëni gjumë më të mirë? Lëreni dritaren hapur

Është çështje që i ndan në dy ekipe të ndryshme shumicën e çifteve: a duhet të flemë me dritare hapë apo të mbyllur?

Më në fund shkenca i është përgjigjur kësaj pyetje me fakte konkrete – dhe është fitore për ekipin që sugjerojnë të flemë me dritare hapur.


Studimi i publikuar në revistën ‘Indoor Air’ tregon se mbajtja hapur e dritareve dhe dyerve të dhomës së fjetjes i zvogëlon nivelet e dyoksidit të karbonit, rrjedhimisht e përmirëson kualitetin e gjumit.

Hulumtuesit e Holandës i kishin rekrutuar 17 vullnetarë beqarë të cilët kishin qenë në vitet e tyre të 20’ta, dhe e kishin monitoruar gjumin e tyre për pesë net, qoftë nëse kishin fjetur me dritare apo derë hapur, ose me dritare apo derë mbyllur, transmeton Telegrafi.

Gjumi i pjesëmarrësve pastaj ishte vlerësuar përmes disa metodave: përmes anketimeve të cilat i kishin pyetur se sa të pushuar ndiheshin; përmes pajisjeve që e gjurmonin lëvizjen e tyre, temperaturën e trupit dhe nivelet e djersës; dhe përmes sendorëve nën jastëk të cilët e matnin se sa të papeshuar ishin.

istock

A zgjoheni në mes të natës dhe më pas nuk arrini të flini përsëri? Ja si të shpëtoni nga ky problem
Lexo po ashtu A zgjoheni në mes të natës dhe më pas nuk arrini të flini përsëri? Ja si të shpëtoni nga ky problem

Të gjitha dhomat e fjetjes, pavarësisht a kishin qenë dyert dhe dritaret hapur apo mbyllur, kishin pasur një temperaturë mes 18 dhe 22 gradëve celsius – temperatura optimale për gjumë.

Nga këto eksperimente, hulumtuesit se pjesëmarrësit të cilët kishin fjetur me dyer apo dritare hapur kishin bërë gjumë më të mirë, ishin zgjuar më rrallë gjatë natës dhe kishte pasur nivele më të ulëta të dyoksidit të karbonit në dhomë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori