LAJMI I FUNDIT:

Dëshironi të bëheni profesionist i Administratës? Vetëm pak ditë kanë mbetur për të aplikuar!

Dëshironi të bëheni profesionist i Administratës? Vetëm pak ditë kanë mbetur për të aplikuar!

Pak ditë kanë mbetur për ta rezervuar vendin e juaj në konferencën rajonale për profesionistët të administratës – “KLASI MASTER PËR ASISTENTËT EKZEKUTIVË”, që do të mbahet më 16 Prill, në Bushi Resort and SPA, Shkup.

Kemi kënaqësinë për t’ju informuar se vendet e hapura për evenimentin rajonal të biznesit “KLASI MASTER PËR ASISTENTËT EKZEKUTIV” (16 Prill, Bushi Resort and Spa, Shkup) po mbushen shpejtë, e tani data e fundit për aplikim është 13 Prill (E hënë) deri në fund të ditës.

Kjo ngjarje është ngjarja me ekskluzive e këtij viti për: Asistentët Ekzekutiv, Menaxherë, Asistent dhe Menaxher Administrativ, Asistent personal dhe Ndihmës Ekzekutiv, Koordinatorë Ekzekutiv, Asistent dhe Menaxher të Projekteve.
e1
Të gjithë janë të mirëseardhur për të aplikuar në: info@biznisseminari.com ose në +389 2 5201 832.

“Sot, Asistenti administrativ është në vet qendrën e ndërmarrjes ose të organizatës. Mjedisi i biznesit ndërkombëtar po ndërron shpejtë. Menaxherët kanë nevojë për partnerë dhe asistentë ekspertë të cilit mësojnë se si të marrin vendime ekzekutive pa ju hequr përgjegjësitë e tyre ekzekutive. Ju, si një asistent ekzekutiv, ose menaxher i zyrës, nuk menaxhoni vetëm përgjegjësitë e ditëpërditshme, por ju jeni gjithashtu ‘Ambasadori’ më i rëndësishëm i organizatës tuaj”, thotë Laura Belgrado, trajnues ekspert, trajnere e mirëfilltë dhe e shquar në tërë botën dhe yll në konferencat për Asistentë ekzekutiv gjerë Evropës dhe Emirateve Arabe të Bashkuara.
e2
Kjo ngjarje do të jetë e veçantë dhe edukative si dhe me mundësi të rritjes së rrjetëzimit që do t’i përgatisë menaxherët për fillim të suksesshëm të vitit 2015 dhe do t’i përgjigjet sfidave më të mëdha biznesore me të cilat ata do të ballafaqohen që në fillim të vitit 2015 siç janë: Cili është roli i ri i asistentit ekzekutiv dhe personelit administrativë përgjatë vitit 2015; zotërimi i negocimit dhe aftësive komunikuese ne korporata; mjete te reja bashkëkohore për te ngritur produktivitetin; arritja e balancimit në jetë për avancimin maksimal të karrierës.
e3
Trendet evropiane dhe amerikane të menaxhimit të avancuar profesional janë bërë pjesë e kulturës ballkanike.

Çdo herë e më shumë biznesmen nga Kosova po marrin pjesë në konferencat biznesore të mbajtura në Shkup, për të diskutuar trendet ekonomike në biznes dhe tregti.

Eventi më i ri biznesorë rajonal këtë vit do të mbahet në Bushi Resort & Spa 5* në Shkup më datë 16 prill, me ç’rast një nga ekspertët më të njohur evropian Laura Belgrado, menaxhere e njohur në Evropë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të performojë në konferencën biznesore “The Executive Assistant Masterclass 2015″, dedikuar për asistentet dhe menaxheret administrative më të suksesshëm në rajon.
e4
Ne i ftojmë të gjithë profesionistët administrativë që duan të kënaqen me një edukim njëditor të nivelit të lartë, avancim të karrierës dhe krijim të një rrjeti me profesionistë tjerë nga rajoni, që të shikojnë të gjitha hollësitë në:

http://biznisseminari.com/masterclass

dhe të aplikojnë në:

info@biznisseminari.com

ose në tel.: +389 (0)2 5201 832 deri më 13 Prill, më së voni.

Përkthimi në gjuhën Shqipe do të jetë i siguruar, dhe do të jepen Certifikata për të gjithë pjesëmarrësit.