LAJMI I FUNDIT:

Dëshironi këmbë të holla dhe vithe të forta? Ushtroni si aktorja amerikane Jessica Biel

Dëshironi këmbë të holla dhe vithe të forta? Ushtroni si aktorja amerikane Jessica Biel

Kjo aktore është një ndër yjet më të bukura të Hollywood-it. Trupi i saj i gjatë zbulon sa ajo vërtet është adhuruese e ushtrimeve

Me ndihmën e trajnerit personal, Ben Bruno, ajo ushtron rregullisht, transmeton Telegrafi.

Është e njohur për atë që shpesh kombinon ecjen e shpejtë dhe vrapimin, ushtrimet kardio dhe jogën.

Në profilin e saj në Instagram, Jessica kohë më parë ka treguar se si duket trajnimi i saj.

“Askush në këtë botë nuk numëron më ngadalë se trajneri im”, ka thënë me shaka aktorja, e cila ushtrimet galiç i bën me dy pesha dore deri në fund pa kurrfarë problemi.

Jessica, e cila kujdeset për dukjen e vet, ushtron dy deri tri herë në javë.

Kjo 37-vjeçare, është nënë e një fëmije, të cilin e ka me këngëtarin Justin Timberlake, me të cilin është e martuar nga viti 2012.

View this post on Instagram

A post shared by Jessica Biel (@jessicabiel) on May 20, 2019 at 8:55am PDT

/Telegrafi/