LAJMI I FUNDIT:

Dëshironi flokë të shëndetshme dhe magjepsëse? Harroni këto tri mite

Dëshironi flokë të shëndetshme dhe magjepsëse? Harroni këto tri mite

Ndonëse shumica e femrave investojnë shumë mund, kohë e para, flokët e shëndetshme e magjepsëse me vështirësi arrihen.

Ka shumë mite të cilat faktikisht janë pengesa e parë drejt arritjes së flokëve të tillë, transmeton Telegrafi.

Stilistët e flokëve kanë treguar se cilat mite duhet t’i injoroni në mënyrë që të keni flokë të mira e të shëndetshme.

“Prerja e shpeshtë e stimulon rritjen e flokëve”

Kjo është këshillë që thuajse secila shoqe jua ka dhënë, por mbetet vetëm një mit. Maksimumi se sa rriten flokët është 2 centimetra në muaj, pavarësisht sa shumë mundoheni për ta rritur këtë. Prerja apo largimi i majave të dëmtuara mund t’jua bëjë flokët të duken më të shëndetshme dhe me më densitet, por nëse dëshironi që flokët t’ju rriten më shpejt, në vend të prerjes, përqendrohuni të gjeni produkte që jua ushqejnë flokët dhe e inkurajojnë rritjen e tyre.

“Uji i ftohët ndikon në shkëlqimin e flokëve”

Ky është një keqkuptim absolut. Flokët nuk përmbajnë qeliza të gjalla, në të cilat ndikon ngrohtësia e ujit. Për të kontribuar në flokë më të shkëlqyeshme, gjeni një zbutës më të mirë dhe harroni pastrimin e panevojshëm me ujë të ftohët.

“Pastrimi i shpeshtë i flokëve ndikon në rënien e flokëve”

Rënia e flokëve nuk ka të bëjë asgjë me pastrimin e shpeshtë. Në fakt, rënia e flokëve është problem dermatologjik. /Telegrafi/