LAJMI I FUNDIT:

“Dëshirojnë t’i sjellin militantët e Vetëvendosjes në banesat në Dardani”

“Dëshirojnë t’i sjellin militantët e Vetëvendosjes në banesat në Dardani”

Policia e Kosovës sot ka tentuar për të liruar 130 banesa që i takojnë Ndërmarrjes Publike Banesore në Prishtinë, por banorët kanë rezistuar dhe si pasojë ka pasur edhe përleshje mes të dy palëve që kanë përfunduar edhe me të lënduar.

Një nga banorët e banesave, profesori i teknologjisë ushqimore, Shukri Maxhuni, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se ata kanë investuar në këto banesa, ndërsa tash po u mohohet e drejta mbi to.


Kryeziu: Banorët e lagjes “Dardania” nuk mund ta tjetërsojnë pronën
Lexo po ashtu Kryeziu: Banorët e lagjes “Dardania” nuk mund ta tjetërsojnë pronën

“40 të lënduar dhe dhjetëra të lënduar është bilanci nga ndërhyrja e sotme dhe krejt kjo falë kryetarit të Komunës. Ne i kemi bërë për banim këto banesa, duke univestuar në to, si instalimin e rrymës, ujit, kanalizimit dhe të tjera. Madje ne kemi bërë edhe kërkesa për t’i blerë këto banesa, kjo tash po na mohohet”, tha ai.

Maxhuni ka shtuar se po shkelet ligji me të dy këmbët nga Gjykata ashtu si edhe Ndërmarrja Publike Banesore.

“Militantët e Vetëvendosjes po duan që t’i sjellin aty. Ligjin për to e ka sjell Kuvendi, në to thuhet se çdo shfrytëzues i tyre ka të drejtën e blerjes. Mua më është djeg shtëpia dhe nuk kam pas ku të shkojë, tash edhe quhem uzurpator”, tha Maxhuni. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve, Policia dhe Prokuroria nisin hetimet

Mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve, Policia dhe Prokuroria nisin hetimet

Lajme
“Ma mori dritën e syve”, rrëfimi i nënës së Erona Coklit që u vra nga ish-bashkëshorti

“Ma mori dritën e syve”, rrëfimi i nënës së Erona Coklit që u vra nga ish-bashkëshorti

Lajme
Kush është Afrim Gashi, kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Kush është Afrim Gashi, kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Politikë
Breshëri mbulon rrugët në komunën e Suharekës

Breshëri mbulon rrugët në komunën e Suharekës

Komunat
Hyseni: Palestina e mban qëndrimin e Beogradit, do të ishte hap i gabuar t’ua njohim pavarësinë

Hyseni: Palestina e mban qëndrimin e Beogradit, do të ishte hap i gabuar t’ua njohim pavarësinë

Lajme
Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori