LAJMI I FUNDIT:

Deshi të vjedh veturën me pasagjerë brenda, polici në Houston qëllon për vdekje hajnin – aksidentalisht një plumb godet në kokë edhe njëvjeçarin e ulur në pjesën e pasme

Deshi të vjedh veturën me pasagjerë brenda, polici në Houston qëllon për vdekje hajnin – aksidentalisht një plumb godet në kokë edhe njëvjeçarin e ulur në pjesën e pasme

Një djalë 1-vjeç që është qëlluar në kokë nga një polic në Houston të Teksasit, derisa po tentonte të parandalonte rrëmbimin e një veture me pasagjerë është ende duke luftuar për jetë, e sipas të ëmës së tij vogëlushi nuk e ka “merituar” këtë.

Daisha Smallas ishte ndalur në pompë për ta mbushur me benzinë veturën në jugperëndim të Houston, kur një burrë i armatosur që tentonte arratisej nga policia, deshi të rrëmben veturën së bashku me gruan dhe të birin e saj Legend Smalls, transmeton Telegrafi.

“Djaloshi im ishte në karriget e pasme të veturës”, Daisha Smalls ishte dëgjuar duke bërtitur.


I dyshuari i identifikuar si 33-vjeçari Broderick Woods, po voziste Mercedes-Benzin që ishte përdorur gjatë dy plaçkitjeve tjera kur policia iu vu pas dhe përfunduan në pompën e derivateve – dhe tentoi të vjedh veturën e Smalls.

Zyrtari policor i identifikuar si E. Gara kishte hapur zjarr mbi veturën e Smallsit, duke qëlluar për vdekje Woodsin, baba i tre fëmijë, por ai goditi edhe Legendin – vogëlushin që qëndronte i ulur në pjesën e pasme të veturës.

“Djali im lufton çdo ditë për jetë”, tha Smalls për mediat lokale, duke shtuar se “foshnja e saj nuk e kishte merituar të qëllohet – në veçanti jo nga policia”.

Djaloshi është akoma në repartin e kujdesit intensiv, ku mjekët kanë bërë të ditur se “duhet të presin dhe shohin” nëse mund të shërohet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Botë
Gjiri i Meksikës bëhet

Gjiri i Meksikës bëhet "Gjiri i Amerikës" - Trump nënshkruan urdhrin

Botë
Trump: Pengjet dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit, po e humbasim durimin

Trump: Pengjet dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit, po e humbasim durimin

Botë
Erdogan: Askush nuk ka fuqinë t'i detyrojë palestinezët të largohen nga atdheu i tyre

Erdogan: Askush nuk ka fuqinë t'i detyrojë palestinezët të largohen nga atdheu i tyre

Botë
Donald Trump bën histori si presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që merr pjesë në Super Bowl

Donald Trump bën histori si presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që merr pjesë në Super Bowl

Amerika
Zelensky i gatshëm për bisedime me Rusinë në çdo format, nëse

Zelensky i gatshëm për bisedime me Rusinë në çdo format, nëse "e kupton se Amerika dhe Evropa nuk do ta braktisin"

Botë
Kalo në kategori