Mjekët në spitalin e qytetit kinez Jilin, së fundmi kanë regjistruar një rast të pazakontë – një gruas i kishte ngecur shuplaka e dorës në gojën e të dashurit – derisa po tentonte të filmonte një skenë gazmore.

Fotografi dhe video të dyshes duke ecur drejt emergjencës së spitalit në provincën Jilin, kanë bërë xhiron e botës, transmeton Telegrafi.


Në shikim të parë dukej si diçka jo edhe aq serioze, por duke marrë parasysh se vajza kishte dorën në gojën e partnerit – me gjasë i ka sfiduar paksa mjekët.

Duke tentuar të filmojnë një video gazmore, për të treguar nëse dora e gruas është e vogël mjaftueshëm sa për t’u futur pa problem në gojën e partnerit.

Madje ai arriti ta fut plotësisht shuplakën e saj në gojë – por kur tentoi ajo ta tërheq mësoi se i ka ngecur. Duke parë se nuk mund ta nxirrte dorën, vajza kërkoi me partnerin ndihmën e mjekëve.

Pas intervenimit mjekët arritën t’ia nxjerrin shuplakën e dorës nga goja e të dashurit, i cili fatmirësisht nuk pësoi ndonjë lëndim në nofull. /Telegrafi/