Trajneri i Kombëtares së Francës, Didier Deschamps ka mbetur i kënaqur me fitoren e ekipit të tij ndaj Gjermanisë në kuadër të Grupit F në Euro 2020.

Franca ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndeshjen e parë të tyre në Grup, dhe kjo erdhi falë një autogoli nga Mats Hummels (20’).


Megjithatë, edhe përkundër fitores minimale, trajneri i Francës, Deschamps ka mbetur i kënaqur me paraqitjen dhe angazhimin.

“Ne luajtëm një lojë të shkëlqyeshme kundër një kundërshtari shumë të mirë”, ka thënë fillimisht Deschamps pas ndeshjes.

“Unë e dija që lojtarët e mi do të ishin të gatshëm dhe ne ishim gati për luftë”.

“Ne nuk ishim larg nga shënimi i golit të dytë që do të na bënte të sigurt, por ne nuk vuajtëm aq shumë në pjesën e dytë”.

“Ishte një ndeshje e fortë me cilësi dhe talent”, përfundoi trajneri i Francës. /Telegrafi/

sdasda
Luani dhe fitoni shpërblime këtu >Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 > --

telegrafi sport app