Një episod interesant ka ndodhur në fund të ndeshjes çerekfinale të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Juventusit.

Ndeshja e së mërkurës mbrëma mes Realit dhe Juventusit ka dhuruar, gola, emocione, duele e gjithçka tjetër.


Zonja e Vjetër ishte afër të bënte befasinë, duke arritur të shkrijnë epërsinë e Realit prej 3-0 nga takimi i parë në Allianz Stadium.

Megjithatë, në minutat e shtesës gjyqtari Michael Oliver akordoi një penallti në favor të Realit, penallti e cila ishte shumë diskutabile.

Kjo penallti në favor të Realit krijoi nervozizëm tek lojtarët e Juventusit, të cilët filluan të protestonin në drejtim të gjyqtarit anglez, i cili përjashtoi me të kuq portierin Gianluigi Buffon.

1 15

Por, pas akordimit të penalltisë, derisa po protestohej nga lojtarët e Juventusit, disa lojtarë të skuadrës italiane bënë një gjë interesante.

Futbollistët si Stephan Lichtsteiner, Sami Khedira, Mario Mandzukic dhe Giorgio Chiellini, por edhe portieri Woijcech Sczcesny provuan ta dëmtonin pikën e bardhë, aty ku do gjuante penalltinë Cristiano Ronaldo.

Kjo gjë u vë re nga lojtarët e Realit, si Marcelo, Marco Asensio e Lucas Vazquez, të cilët ndalën lojtarët e Juves, teksa edhe rregulluan pikën e bardhë, nga aty ku Ronaldo u tregua i saktë duke ngushtuar epërsinë në 3-1 dhe duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinale. /Telegrafi/  

telegrafi sport app