Reperi i njohur nga Peja, Gjiko, është duke shijuar disa ditë pushimi në Dhërmi të Vlorës.

Ai po kalon një kohë të mirë me bashkëshorten e tij, prezantuesen Elita Rudi si dhe djalin e tyre, Zërin.


Derisa po argëtohet në masë të madhe me familje, krijuesi i hitit “Si Buggati” ka prezantuar së fundmi stilin e ri të flokëve.

Screenshot 5 23 Gjiko (Foto: Instagram)

I njëjti tregon se ka prerë tërësisht flokët, ndërsa momentin e ndryshimit e ka ndarë me ndjekësit në InstaStory.

Transformimi i artistit të njohur vjen javë pasi paralajmëroi projektin e ri muzikor të titulluar "Xhiro".

28-vjeçari tanimë ka finalizuar edhe xhirimet e klipit dhe kjo këngë pritet të lansohet shumë shpejt para fansave të shumtë të tij.

Screenshot 6 14 Gjiko (Foto: Instagram)

Ndryshe, "Bizzy Bizzy" mbetet projekti i fundit i lansuar nga Gjiko në bashkëpunim me reperin Ledri Vula, në kuadër të albumit të ri "10/10" të këtij të fundit. /Telegrafi/