Një projekt i ri muzikor është lansuar edhe nga reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni.

“Deri kur” mban titullin kënga e re, të cilën po ashtu e ka shoqëruar me një video.


Teksti u shkrua nga vet artisti, ndërsa për producimin u kujdes Çelik Lipa nga SBS Entertainment.

DOni xhony Don Xhoni (Foto: YouTube)

Miksimi dhe masterizimi gjithashtu u realizua nga Nome Entertainment, gjersa videoja i është besuar Elena Kelmendit.

Producent ekzekutiv i këtij projekti ndërkohë është Besart Muqolli nga Gjoni Black.

Kënga, e cila tashmë gjendet në YouTube, besohet se do të pëlqehet edhe nga fansat e publiku.

Don Xhoni vazhdon të jetë një nga më të pëlqyerit në treg falë këngëve që ka sjellë deri më tani. /Telegrafi/