LAJMI I FUNDIT:

Dërgoi në gjyq çështjen, SPAK akuzon deputetin e PD-së Asllan Dogjani për fshehje të pasurisë

Dërgoi në gjyq çështjen, SPAK akuzon deputetin e PD-së Asllan Dogjani për fshehje të pasurisë

Deputeti i Partisë Demokratike Asllan Dogjani i shtohet listës së gjatë të zyrtarëve dhe njerëzve të politikës që janë në telashe me drejtësinë shqiptare dhe duhet të japin llogari përpara saj.

Ligjvënësi demokrat është marrë i pandehur për akuzën e fshehjes së pasurisë, hetim që u zhvillua ndaj tij nga prokuroria pas kallëzimit të biznesmenit të një pallati, ku banon edhe vetë Dogjani.

Sipas SPAK, deputeti ka bërë deklarim të rremë për një apartament të blerë prej tij në 2006.


Prokuroria thotë se ne mars të 2010 para fillimit të detyrës, ai kishte deklaruar se kishte përfituar një apartament banimi në rrugën “Hamid Shijaku” në Tiranë, nga shoqëria e ndërtimit “Protial” sipas një kontrate të firmosur në dhjetor të 2006. Kjo në këmbim të konsulencave juridike që i kishte ofruar dhe do t’i ofronte në të ardhmen.

“Në ndryshim nga deklarimet e bëra, hetimet treguan se i pandehuri Asllan Dogjani është bërë pronari i apartamentit, bazuar në kontratën e lidhur me 6 Shtator 2006, në të cilën parashikohej se vlera e apartamentit do të ishte 121.980 euro, shumë të cilën i pandehuri ia ka likuiduar shoqërisë, përmes pagesave cash”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Të dyja kontratat të firmosur përkatësisht ne shtator dhe dhjetor të 2006, kishin të njëjtin numër koleksioni dhe numër repertori, por ndryshonte vetëm mënyra e përfitimit të apartamentit.

“Kjo tregon se kontrata është hartuar në mënyrë fiktive me qëllim deklarimin e rremë të burimit të krijimit të pasurisë së paluajtshme”, thekson SPAK.

Dosja penale ndaj deputetit është dorëzuar tashmë për gjykim dhe do të shqyrtohet në seancë paraprake nga gjyqtarja Rudina Palloj.

Deklarimi i rremë

Më 24 Mars 2010, në deklaratën e interesave private para fillimit të detyrës pranë ILDKPKI, deklaroi se kishte përfituar një apartament banimi me sipërfaqe 128.4 m2, i cili ndodhet në rrugën “Hamid Shijaku” në Tiranë, nga shoqëria e ndërtimit “Protial”, në këmbim të konsulencave juridike që i kishte ofruar dhe do t’i ofronte në të ardhmen.

Në mbështetje të këtij deklarimi, ai paraqiti kontratën me nr.7030 rep. dhe 781 kol. të datës 6 dhjetor 2006, tek e cila, i pandehuri u mbështet sërish edhe në deklarimin e datës 16 Qershor 2023, pas zgjedhjes së tij si deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Në ndryshim nga deklarimet e bëra, hetimet e këtij procedimi penal treguan se i pandehuri Asllan Dogjani është bërë pronari i apartamentit të lartëpërmendur, bazuar në kontratën me nr.7030 rep dhe 781 kol, dt.6 Shtator 2006, në të cilën parashikohej se vlera e apartamentit do të ishte 121.980 euro, shumë të cilën i pandehuri ia ka likuiduar shoqërisë, përmes pagesave cash.

Nga provat shkresore dhe ato të paraqitura nga dëshmitarë, rezulton se kontrata e datës 6 dhjetor 2006 mban të njëjtin numër rep. dhe kol. si ajo e datës 6 shtator 2006, por me ndryshimin e mënyrës së përfitimit të këtij apartamenti. Kjo tregon se kontrata është hartuar në mënyrë fiktive me qëllim deklarimin e rremë të burimit të krijimit të pasurisë së paluajtshme”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Politikë
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori