LAJMI I FUNDIT:

Dërgohet në paraburgim i dyshuari për “vrasje në tentativë” ndaj dy personave në Gjilan

Dërgohet në paraburgim i dyshuari për “vrasje në tentativë” ndaj dy personave në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit A. S.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se i pandehuri A.S ka tentuar të privojë nga jeta të dëmtuarit L.H dhe Sh.H.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me datë 05.04.2023, me veprim të drejtpërdrejtë dhe me dashje pas një mosmarrëveshje të mëhershme ka tentuar të privojë nga jeta tani të dëmtuarit L.H dhe Sh. H., ku i pandehuri del nga vetura dhe shkrep me revole në drejtim të dëmtuarve dhe i godet në pjesët e poshtme të trupit, ku për shkak të lëndimeve të marra të dëmtuarit detyrohen të marrin trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.


Po ashtu sipas njoftimit, me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “mbajtja në pronësi ose posedim të paautorizuar të armëve”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Gjyqtari i procedurës paraprake duke i parë karakteristikat personale të pandehurit, ambienti dhe kushtet në të cilat jeton i pandehuri të gjitha këto japin arsye për të besuar se me gjetjen e tij në liri i njëjti do të mund të përsërisë veprat penale apo edhe të kryejë vepra tjera penale me pasoj më të rëndë, gjë që kjo paraqet arsye për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Lajme
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Lajme
Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Kronika e Zezë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori