LAJMI I FUNDIT:

Derbi Inter-Milan drejt rekordit si ndeshja me të ardhurat më të mëdha në histori të Serie A

Derbi Inter-Milan drejt rekordit si ndeshja me të ardhurat më të mëdha në histori të Serie A

Të dielën e 22 shtatorit ndeshja mes Interit dhe Milanit e njohur si Derby della Madonnina do të hyjë në histori, duke thyer rekordin e të ardhurave në Serie A, rekord i cili mbahet nga ndeshja Inter-Juventus më 6 tetor 2019 (6.6 milionë).

Nëse nuk bën histori, nuk është derbi. Dhe kështu, pas episodit të fundit, të paharrueshëm që qepi yllin e dytë në fanellën e Interit – kini kujdes nga numrat e episodit të radhës.

E gjithë kjo sepse më 22 shtator nga ora 20:45 do të luhet ndeshja Inter-Milani dhe Giuseppe Meazza do të jetë i mbushur përplot në tribuna dhe mbi të gjitha në arkat e Nerazzurrëve.


Sipas Gazzetta dello Sport, ka shumë gjasa që derbi i parë i këtij sezoni të bëhet ndeshja me të ardhurat më të mëdha ndonjëherë në historinë e Serie A.

Derby della Madonnina po shkon drejt 7 milionëve euro të ardhura, duke tejkaluar kështu fitimet prej 6.6 milionë eurosh të Inter-Juventus, rekordi absolut i kampionatit italian që qëndron që nga tetori 2019.

Megjithatë, shifrat prej 7 milionë eurove përsëri do të mbetet larg fitimeve rekord të Interit në të gjitha garat.

Ndeshja rekord e Nerazzurrëve është ajo ndaj Milanit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me 2023, ku fituan 12.4 milionë euro, ndërsa pas tyre është ajo e sezonit të kaluar ndaj Atletico Madridit në fazën e 1/8-tës ku patën të ardhura prej 9.2 milionë eurosh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Serie A
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Kalo në kategori