Deputetja britanike uron 18-vjetorin e pavarësisë nga Prishtina: Kosova, një dritë udhëheqëse e demokracisë në Ballkan

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka shprehur gëzimin e saj për të qenë në Kosovë për të festuar 18-vjetorin e Pavarësisë së vendit.
Në një postim në rrjetet sociale, Kearns theksoi rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare për Kosovën.
“Miqtë e Kosovës duhet të qëndrojnë pranë saj në mbrojtje të vetëvendosjes, paqes dhe sigurisë së përbashkët”, shkroi ajo.
Ajo gjithashtu e përshkroi Kosovën si “një dritë udhëheqëse e demokracisë në një rreth të vështirë”, dhe nënvizoi se “ne nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa ambiciet imperialiste kërcënojnë sigurinë në të gjithë Ballkanin.”
Deputetja Kearns u shpreh se vizita e saj në Kosovë është një shenjë e mbështetjes së Britanisë për stabilitetin, demokracinë dhe sigurinë rajonale, duke riafirmuar lidhjet e forta midis vendit të saj dhe Kosovës. /Telegrafi/
A real joy to be in Kosovo to celebrate its 18th Independence Day Celebrations!
Kosovo’s friends must stand by her in defence of self-determination, peace and our shared security.
A beacon of democracy in a difficult neighbourhood, we cannot stand by while imperialist ambitions… pic.twitter.com/K8TEiQHKzH
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) February 17, 2026





















































