LAJMI I FUNDIT:

Deputetja britanike pas takimit me Kurtin: Kosova ia vlen të mbrohet

Deputetja britanike pas takimit me Kurtin: Kosova ia vlen të mbrohet

Kryetarja e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar dhe deputetja britanike, Alicia Kearns, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Përmes një postimi në Twitter, Kearns ka thënë se Britania e Madhe duhet të qëndrojë pranë partnerëve të saj duke shtuar se takimi me kryeministrin Kurti ishte produktiv.

Teksa ka theksuar se “Kosova ia vlen të mbrohet”.


Gjatë takimit Kearns ka thënë se ka diskutuar edhe për përshkallëzimin e situatës në veri të vendit.

“Duhet të qëndrojmë krah partnerëve tanë. Ishte shumë produktiv takimi me Kryeministrin Albin Kurti këtë mëngjes, për të diskutuar se si të de-përshkallëzohet situata, kthimi i tre policëve të rrëmbyer kosovarë, mbështetja e komunitetit serb në Kosovë dhe milicia e mbështetur nga Beogradi”, ka shkruar Kearns.

Ndërsa Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se në këtë takim është diskutuar për qeverisjen, progresin në vend dhe marrëdhëniet dypalëshe.

“Me deputeten Kearns, kryeministri Kurti diskutoi për qeverisjen, progresin në vend dhe marrëdhëniet dypalëshe. Vëmendje të veçantë iu dha zhvillimeve të fundit në katër komunat veriore në Kosovë dhe sulmeve të organizuara nga grupe kriminale atje ndaj Policisë, KFOR-it dhe gazetarëve, si dhe përfshirjen aktive të Serbisë në tensionimin e situatës deri te rrëmbimi i tre policëve të Kosovës brenda territorit të Republikës, për të cilët Serbia duhet të mbahet përgjegjëse ndonëse ata u liruan sot gjatë ditës”, njoftoi Zyra e Kryeministrit.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori